
Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Moti i keq mbërthen vendin, autoritetet portuale në Durrës bëjnë thirrje për kujdes, në Vlorë peshkatarët nuk lejohet të lundrojnë (Paralajmërimi për ditët në vijim)

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Janar 2021

Duke filluar nga mesnata e kaluar dhe deri në mesnatën e datës 23 janar, e gjithë zona bregdetare është përfshirë nga era me drejtim jug dhe shpejtësi deri në 30 milje/orë, si dhe lartësi dallge deri në 3 metra.
Në det të hapur regjistrohet një dallgëzim prej 7 ballësh, ndërsa brenda gjirit të Durrësit ajo është 5 ballë.
Kjo situatë ka sjellë pezullimin e lundrimeve të anijeve të tonazhit të vogël, përfshirë dhe anijet e peshkimit, ndërsa tre tragetet e linjave detare me portet italiane të Barit dhe Ankonës kanë mbërritur në kohë.
Nisur nga ky përkeqësim i kushteve atmosferike, Drejtoria e Përgjithshme Detare, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur ka kërkuar që një ditë më parë bashkëpunimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Ndërkohë në Vlorë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike është pezulluar sot lundrimi i mjeteve të vogla të peshkimit. Forca e detit llogaritet 5-6 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë tij 6-7 ballë.
Mësohet se lëvizja e trageteve nuk është pezulluar edhe në këtë port ashtu si në Durrës por është ndërruar orari i lundrimit të tragetit të linjës me Brindisin nga ora 21 në orën 15, pasi pritet përkeqësim i motit në orarin zyrtar të nisjes.
Më të lexuarat


Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit? Iris Luarasi befasohet nga rezultati i PD-së

Deklarata për Ardian Dvoranin pas vlerësimit nga DASH / Artan Hoxha nxjerr 'blof' Ilir Metën

Dyshohet se porositi vrasjen me eksploziv të biznesmenit në Kamzë, ky është i “forti” i ‘Myslim Shyrit’ i arrestuar disa herë për një sërë krimesh (Foto+Emri)

Atentati me eksploziv në Kamëz / Policia jep detajet: Arrestohen tre persona

Kthesa e papritur e motit! Meteorologu tregon se çfarë na pret në javën e parë të marsit

Vrau qenin duke e tërhequr zvarrë me motor, e pëson keq burri në Lushnje

Babai i shtruar në spital ende nuk e di që i biri ka humbur jetën, mjekja rrëfen fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

Vettingu/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit (EMRI)

Agron Gjekmarkaj zbulon se kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit: Nuk ka logjikë që...

Lufta ndaj COVID/ Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë
