BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Aktualitet

Moti i keq përfshin gjithë vendin, zbardhen rrugët e Tiranës (FOTO)

Moti i keq përfshin gjithë vendin, zbardhen rrugët e Tiranës

Tirana është zgjuar sot me reshje shiu që pritet të zgjasin gjatë gjithë ditës. Mirëpo vetëm pak minuta më parë një rrebesh breshëri përfshiu kryeqytetin duke i zbardhur rrugët sikur të kishte rënë borë.

Moti i keq përfshin gjithë vendin, zbardhen rrugët e Tiranës

Sipas Meteoalb, e enjtja mbetet me reshje ku në lartësinë mbi 600 m nga niveli i detit do jenë reshje dëbore. Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 19°C mesdita në bregdet.

Ndërsa sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak mbi vendin tonë po depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme, të shoqëruar me erë hera-herës të vrullshme më e theksuar përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë orëve të natës së kaluar e deri në orët e mesditës së sotme reshjet e shiut me intensitet deri mesatar do të mbeten prezente në të gjithë territorin. Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore. Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës.

Përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit era do të jetë me shpejtësi deri në 23-30 m/s. Përkohësisht parashikohet stuhi ere në mesditë ndërsa valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 2°C deri në 6°C

vendet e ulëta 4°C deri në 10°C

vendet bregdetare 5°C deri në 10°C