Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Moti merr kthesën e papritur, ja si parashikohen temperaturat për ditën e martë

Moti merr  kthesën e papritur, ja si parashikohen temperaturat për

Dita e nesërme do të sjellë reshje në të gjithë vendin si dhe ulje temperaturash. Sipas sinoptikanëve reshjet e shiut pritet të nisin pasditen e së martës, ndërsa do të vijojnë gjatë gjithë avës.

Parashikimi i motit:

Dita e martë do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Përgjatë Ultësirës Perëndimiorë dhe në Jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.


Dita e enjte do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdere dhe intensitet deri mesatar në pjesën tjetër të vendit.

Dita e premte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë vijë bregdetare. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e shtrengatave afatshkurtra.

Era do të jetë nga Jugperëndimi –Veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, ndersa ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë intensitet deri në 15-20m/sek.

Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat maksmimale.