BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

Moti merr kthesë/ Sinoptikanja jep parashikimin për ditët në vazhdim:Nuk ka plazh deri në...

Moti merr kthesë/ Sinoptikanja jep parashikimin për ditët në

Prej ditës së sotme plazhet janë lejuar të hapen duke i dhënë kështu edhe startin zyrtar sezonit veror. Por kushtet e motit kanë shtyrë edhe planet e qytetarëve.

Ndërsa sinoptikanja Adiola Bami, nga Meteoalb, jep një tjetër lajm të keq. Sipas saj, rreshjet e shiut do të jenë prezente mbi territorin e Shqipërisë të paktën deri në gjysmën e muajit qershor.

“Edhe këtë javë do mbetemi në kushte të paqëndrueshme të motit. Reshjet do të vijojnë edhe pasditen e sotme, kryesisht në zonat malore. Edhe dita e martë parashikohet të mbetet e paqëndrueshme. E mërkura dhe e enjtja do na rikthejnë diellin, do kemi rritje të temperaturave, maksimumi deri në 24 gradë Celsius. Ndërsa, në fundjavë temperaturat do të mbërrijnë deri në 30 gradë. Por, edhe pse kemi rritje të temperaturave, do të kemi edhe reshje shiu, gjatë të premtes me rrebeshe, dhe në fundjavë në sasi më të paktë.

Megjithatë, kemi hyrë në stinën e verës dhe këto temperature nuk janë karakteristike. Pjesa e parë e muajit qershor, edhe pse do të kemi temperature 28-29 gradë, e ndonjë ditë edhe 30 gradë Celsius, do të kemi edhe prani reshjesh, duke bërë që të mos e kemi mendjen shumë te plazhi. Në gjysmën e dytë të qershorit do të mendojmë për plazhin. Gjatë korrikut temperaturat parashikohet të arrijnë në temperature 40 gradë celsius. Parashikohet një verë e nxehtë”, tha ajo në një lidhje direkte për News 24.

Më të lexuarat