BREAKING NEWS

Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është një 18-vjeçar, 4 të rinj në gjendje të rëndë, Policia jep detajet e para  

Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është
x

Aktualitet

Moti plot surpriza, meteorologu Hakil Osmani del me paralajmërimin e rëndësishëm, parashikon çfarë do të ndodhë me kohën mbrëmjen e ditës së shtunë

Moti plot surpriza, meteorologu Hakil Osmani del me paralajmërimin e

Reshjet e shiut do të vazhdojnë të na shoqërojnë edhe gjatë kësaj fundjave në pjesën më të madhe të vendit tonë sidomos në zonat veriore dhe perëndimore ku do të ketë reshje me intensitet më të lartë.

Mëngjesin e sotëm meteorologu Hakil Osmani, për emisionin “Ditë e Re” ka treguar se pritet që të ketë densitet të reshjeve të shiut mbrëmjen e së shtunës.

“Mbrëmja e ditës së nesërme do të sjellë shtim të reshjeve të  shiut në zonat më të mëdha të territorit  me intensitet mesatar. Në skajin verior dhe jugor reshjet e shiut do të jete me intensitet më lartë”, u shpreh ai.

Osmani tha se gjatë fundjavës do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 02°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 05°C.