Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

Moti plot surpriza, meteorologu Hakil Osmani zbulon si parashikohet të jetë koha gjatë pjesës së dytë të gushtit

Moti plot surpriza, meteorologu Hakil Osmani zbulon si parashikohet të

Meteorologu Hakil Osmani bën të ditur se në pjesën e dytë të gushtit moti do të jetë i kthjellët dhe temperaturat do të shkojnë në 39 gradë celsius.

“Temperaturat do të mbeten konstante. Si të ditës së djeshme. Vlerat minimale janë shënuar nga 16-17 gradë Celsius dhe ato maksimale nga 37-38 gradë Celsius të cilat janë më të larta. Edhe në vijim pritet që vlerat termike të mbeten konstante. Vlerat maksimale do ngjiten 38-39 gradë celsius. Minimalja do luhaten në 17-18 grade Celsius.  Për sa i përket vijës bregdetare pritet që të kemi mot të kthjellët, më shumë mot me diell. Në zonat malore pritet që të ketë prezencë të pakët vranësirash që do të sjellin edhe reshje të pakta shiu të cilat do të jenë të fokusuara në zonat lindore dhe veriore. Për sa i përket parametrit të erës nuk do të jetë problematik. Në det të hapur do të jetë 3-4 ballë. Por duke qenë se ky valëzim është në det të hapur brigjet detare nuk do të jenë të trazuara. Në zonat malore pritet që të jenë pothuajse të pa prekura nga era e fortë. Parametri i erës nuk do të jetë problematik”, tha meteorologu, Hakil Osmani.