BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Aktualitet

Moti vjen me surpriza, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditën e nesërme

Moti vjen me surpriza, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Shërbimi meteorologjik ushtarak ka njoftuar se dita e nesërme do të nisë e kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht në orët e mesditës do të kemi shtim të vranësirave.

Sinoptikanët kanë parashikuar se “nesër pritet që vranësirat në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.”

“Por lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të arrijnë itensitet mesatar e deri të lartë me reshjet të cilat pritet të jenë në formën e stuhive apo rrebesheve shoqëruar me breshër”, thuhet më tej.

Temperaturat parashikohen me vlera nga 16°C në zonat malore deri 24°C në ato të ulëta e bregdetare, ndërsa ato të mesditës parashikohen në të njejtat vlera me ato të ditës së sotme me vlera të parashikuara nga 32°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulëta.

“Vendi ynë u ndikua sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët por nuk munguan edhe vranësirat kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore. Temperatura më e lartë u regjistrua në qytetin e Shkodrës me 37°C ndërsa në kryeqytet temperatura më e lartë u shënua 35°C.

Edhe për ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike. Moti do të nis i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash.

Ndryshe nga sot, nesër pritet që vranësirat në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Por lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të arrijnë itensitet mesatar e deri të lartë me reshjet të cilat pritet të jenë në formën e stuhive apo rrebesheve shoqëruar me breshër.

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale parashikohen me vlera nga 16°C në zonat malore deri 24°C në ato të ulta e bregdetare. Temperaturat e mesditës parashikohen në të njejtat vlera me ato të ditës së sotme me vlera të parashikuara nga 32°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulta”- njofton SHMU.

Më të lexuarat