Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Aktualitet

Moti vjen me surpriza për këto zona, ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët për ditën e nesërme

Moti vjen me surpriza për këto zona, ja çfarë kanë

Shërbimi meteorologjik ushtarak ka parashikuar se dita e nesërme do të jetë favorizuese për pushuesit përgjatë vijës bregdetare.

Bëhet e ditur se era do të fryjë nga Veriperëndimi-Verilindja 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s.

Ndërsa temperaturat parashikohen në: zonat malore 17°C deri në 33°C; zonat e ulëta 20°C deri në 36°C; zonat bregdetare 19°C deri në 35°C

“Dita e Enjte do të jetë me mot të kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira në zhvillim përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. Në mesditë reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë nga Veriperëndimi-Verilindja 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 17°C deri në 33°C

zonat e ulëta 20°C deri në 36°C

zonat bregdetare 19°C deri në 35°C”, njofton SHMU.