BREAKING NEWS

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon kur do të hapen të gjitha bizneset

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon
x

Aktualitet

Moti/ Vjen njoftimi i rëndësishëm nga Durrësi! Çfarë pritet të ndodhë 3 ditët në vijim

Moti/ Vjen njoftimi i rëndësishëm nga Durrësi!

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton për përkeqësim të motit. Duke nisur nga dita e sotme, e mërkurë, dhe deri të premten (në datat 26-27-28 shkurt 2020) moti do të përkeqësohet.

Bregdeti ynë do të përfshihet në datën 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse në datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m.

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.

DPD bën edhe thirrjen e saj për të treguar kujdes si dhe për marrjen e masave nga ana e subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë: 

“Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”.