
Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Motra e tij e zhdukur prej 4 muajsh, vëllai i 19-vjeçares shqiptare lëshon thirrjen e fortë dhe rrëqeth me ato që tregon për familjen e tij: Nëna ime qan gjithë kohën!

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Janar 2021
Motra e tij Artemis Vasili e zhdukur prej 4 muajsh në Greqi, vëllai 19-vjeçar i bën thirrje mediave që ta ndihmojnë për gjetjen e saj.
Ai u ka bërë apel personave që po e mbajnë peng që ta lëshojnë dhe t'i bashkohet familjes së saj.
Me lot në sy, Marko tregon situatën e vështirë që po kalon familja e tyre.
“Dua t’u drejtohem personave që mbajnë motrën time kundër vullnetit të saj, nëse ata e mbajnë atë ose kushdo që i ka bërë diçka asaj, ta lejojnë që të kthehet në shtëpi që t’i jepet fund këtij mundimi që po kalon familja jonë. Na mungon shumë. Besoj se nëse Artemis do të më dëgjonte, ajo do të na kontaktonte",- tha ia.
Deklarata e vëllait të Artemisës:
Jemi katër fëmijë dhe Artemis është më e ndrojtura nga të gjithë ne. Atë mëngjes para se motra ime të zhdukej, nuk do ta harroj kurrë. E kisha parë në shtëpi, fytyra e saj ishte e freskët, e lumtur dhe më uronte “punë të mbarë” sepse po bëhesha gati të shkoja në punë.
Ditën kur ajo u zhduk i tha nënës time se do të shkonte në një dyqan të madh lodrash për të pyetur nëse kishin nevojë për dikë për punë. Kur kaluan orët dhe unë u ktheva nga puna, Artemis ende nuk ishte kthyer në shtëpi, prindërit ishin të shqetësuar dhe ne e kërkuam.
Po atë natë shkuam në stacionin e policisë në Koropi për të raportuar zhdukjen e saj dhe atje na thanë se do të duheshin 48 orë që të pranohej denoncimi. Atë natë shkova me miqtë e mi për të kërkuar motrën në atë stacion autobusi ku është kapur edhe nga kamerat. I pyeta shoqet e saj por ato nuk dinin asgjë.
Ne besojmë se ajo hipi në një automjet, jo në një autobus.
Nëna ime qan gjithë kohën, nuk bën asgjë dhe është e izoluar në dhomën e saj. E gjithë familja e ka pikë të dobët Artemisë dhe sepse ajo është e ndjeshme dhe nuk meriton gjithçka që i ka ndodhur. Lutemi që çdo ditë të jetë gjallë dhe dëshmitë që marrim ata na tregojnë se ajo është gjallë. Një grua pretendon se e pa motrën time në një dyqan dhe se dy të huaj ishin me të.
Shpresojmë që është me të vërtetë Artemis dhe jo një vajzë që i ngjan asaj.
Më të lexuarat


Çfarë po ndodh? Radhë kilometrike në doganën e Morinës

Ekzekutimi në mes të Tiranës i Behar Sofisë, vihen “në sitë” 50 kamera sigurie, ja kush dyshohet se është autori

Ulen rastet e reja me COVID, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit

21 humbje jete në 24 orë e fundit nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Aksidenti tragjik në aksin Fier-Vlorë, zbulohen EMRAT kush është 18-vjeçari që humbi jetën dhe 4 të rinjtë që ndodhen në gjendje të rëndë

FOTOT/ Nis plazhi në fund të shkurtit, ditë e pazakontë sot në Durrës

Nuk ka grip në qarkullim për shkak të Covid? Epidemiologu Artan Simaku zbulon dy arsyet çfarë po ndodh me virozat stinore

Tragjike/ Po udhëtonte me motorin e punës, përplaset për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Athinë (EMRI)

Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është një 18-vjeçar, 4 të rinj në gjendje të rëndë, Policia jep detajet e para

Rriten shifrat nga COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë zbulon çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit
