BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Aktualitet

Mposhti COVID-19, 30-vjeçari flet për News24 dhe tregon dhimbjen që ka kaluar: Më thanë se kisha ftohje, por pas problemeve në frymëmarrje shkova sërish në spital. Si nisën simptomat

Mposhti COVID-19, 30-vjeçari flet për News24 dhe tregon dhimbjen

Ai është një nga personat që ka mposhtur virusin vdekjeprurës, ndërkohë që prej 3 ditësh ka lënë spitalin Infektiv dhe qëndron në banesë.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Erind Cara, me profesion fizioterapist. Në ambientet e shtëpisë së tij, i riu ka dhënë një intervistë përmes Skype-s për ‘News24’, ndërkohë që tregon se si i nisën simptomat e COVID-19.

Si e kuptove që ishte infektuar nga koronavirusi?
erdhi si diçka e papritur. Bëj një jetë aktive, sportive. Shpresoj se erdhi si pasojë e një ftohje dhe u dobësua imuniteti. Kalova një ftoje në shtëpi, një javë me temperaturë dhe djersë shumë. Shkova tek Shefqet Ndroqi, pasi u shqetësova për frymëmarrjen. Atje bën analiza dhe tamponin e dola pozitiv.

Keni pasur kontakte me njerëz?
Kontakte s’di ta përkufizojë tamam, kam pasur kontakte shumë. Por mendoj se kam pasur një takim me një shokun tim që ka ardhur nga italian ë 28 shkurt. Ka qenë jeta ime normale, sport, fizioterapia, pacientët e mi. Se saktësojë dot se ku e kam marrë.

Kur ju nisën simptomat?
Më datën 5 mars ishte ajo fillimi i temperaturës, që shkonte 37 e gjysmë e 38, ato djerset që shoqërojnë një grip normal. Nuk kisha kollë, asnjë shqetësim tjetër. Që në momentin që nisi kjo temperaturë kam qenë në shtëpi. Gjeja e vetme që kam bërë ka qenë një vizitë në datën 6 në Infektiv, duke menduar se ka qenë një virozë. E mora recetën e antibiotikëve që i mora në shtëpi pastaj. Për 5 ditë ishte antibiotik kokërr. Temperatura zgjati deri në 6 ditë, deri në 39 e ca. Më pas bëra një vizitë tjetër, fillova disa antibiotik tjetër, intraantimuskular. Për të luftuar këtë pneumoni ftohje që kisha marrë. Pastaj mbarova dhe këtë nuk kisha temperaturë. Por s’më dukej normale kjo pjesa e frymëmarrjes, se po lodhesha me pak gjera që po bëja. Shkova në Sanatorium dhe bëra skanerin dhe aty rrodhi e gjitha. U bë tamponi në Sanatorium dhe më pas u shoqërova në Infektiv për të pritur dhe rezultatin e tamponit. Në spitalin e Sanatoriumit nuk kam qëndruar shumë, s’kam pas kontakt. Gjendja e virusit ishte shpallur dhe masat ishin marrë. Në dhoma kam pasur një person në dhomë. Të infektuar kanë qenë gati te 30 persona.

Ka pasur persona me probleme në pavionin ku ju qëndronit?
Në pavionin tim nuk kanë pasur shumë problematike. Unë isha pak më mirë dhe i jepja ndonjë ndihmë si telefoni, atje diçka tjetër. Por jo më shumë. Për mua që isha në kontakt dhe me botën jashtë, mundohesha ti jepja kurajo dhe personave të tjerë.

Më të lexuarat