Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Aktualitet

Mund të ishte edhe më tronditëse/ Zbulohet motivi i krimit makabër në Pogradec, 44 vjeçari donte të vriste vajzën e tij 15 vjeçare (Zbardhet arsyeja)

Mund të ishte edhe më tronditëse/ Zbulohet motivi i krimit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme, ku i biri vrau dhe masakroi nënën duke i prerë kokën dhe dhe duke ja varur në portën e shtëpisë. Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen horror.

Mund të ishte edhe më e rëndë ngjarja që ndodhi, pasi ka qenë vajza e tij 15 vjeçare ajo që e ka parë të gjithë ngjarjen dhe ka telefonuar policinë, ndërsa nga burime mësohet se pikërisht 15 vjeçarja ka qenë edhe synimi i Olsi Çekiçit për ta vrarë.

E mitura është vajza e tij, dhe 44 vjeçari me probleme mendore donte ta vriste pasi ajo rrinte shumë kohë në telefon dhe në celularin e saj i kishte ardhur një mesazh, por ka ndërhyrë gjyshja e vajzës, Firdes Çekiçi që kjo tragjedi të mos bëhej edhe më e rëndë.

Një i afërm i viktimës, shprehet se ngjarja nisi për një telefon, ku 44-vjeçari e ka parë në dorën e vajzës së tij dhe ka tentuar ta vrasë. Nëna është futur për të mbrojtur mbesën dhe e pësoi ajo.

"Shkaku është bërë një telefon që ka gjetur, një telefon të çupës. Për ta mbrojtur gjyshja doli para dhe e pësoi ajo. E ëma ka qenë një njeri shumë i mirë, për mbrojtje për vajzën, ndodhi kjo që ndodhi. Në shtëpi rrinin ato të katër, nuk kishte njeri tjetër. Për telefonin e vajzës iku një jetë", tha një i afërm i viktimës.

Ai ka akuzuar institucionet që e kanë lënë të lirë 44-vjeçarin, i cili vuante nga problemet mendore, ndërsa shton se ai ushtronte dhunë ndaj të ëmës dhe ajo e kishte denoncuar disa herë, për që ishte tërhequr pasi i dhimbsej se e kishte djalë.

44 vjeçari ka goditur nënë e tij dhe më pas i ka prerë edhe kokën, ndërsa ka plagosur edhe të vëllanë, ndërsa në momentin që ka ardhur policia është dorëzuar pa bërë rezistencë.

NË dëshminë e tij ai nuk ka shfaqur asnjë pendesë, duke thënë se kjo do të ndodhte një ditë.