Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nënë Tereza e bekoi kur ishte 15 vjeç, Armand Plaka: Shenjtëria e saj qëndron tek thjeshtësia!

Nënë Tereza e bekoi kur ishte 15 vjeç, Armand Plaka:  Shenjtëria e saj qëndron tek thjeshtësia!

Postuar: 05/09/2016 - 21:46

Edhe ne kemi shenjtoren tonë, Nënën Terezë! Është e gjithë botës, jo vetëm e shqiptarëve, por ne ndjehemi 2-fish krenar për rrënjët e saj. Dita e djeshme ishte kaq e rëndësishme jo vetëm nga ana fetare, por edhe për mesazhin e fuqishëm që i dha botës dhe vendit tonë. Një grua dikur e mohuar nga vetë vendi i origjinës, sot e dashuron gjithë bota.  Disa kanë pasur fatin ta shohin nga afër, ta përshëndesin dhe të marrin bekimin e saj. Ndërsa ne sot dëgjojmë me krenari bëmat e saj. Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka rrëfen me mirësi  një moment të jetës së tij, kur është përshëndet në Nënë Terezën.  Plaka tregon se edhe pse ishte një adoleshent 15-vjeçar kishte informacione për figurën e Nënë Terezës. Me kujtimet e një adoleshenti studiuesi jep një tjetër detaj dhe informacion për humanisten shqiptare.

“Dikur pata fat ta shihja fare rastësisht , tek më përshëndeti me dy duart e saj të mbledhura tok nga brendësia e një mikrobusi të vogël pranë ish-kombinatit Misto Mame, shoqëruar nga dy tre gra që e shoqëronin në udhëtimin e saj në Shqipëri,  ndërsa komunizmi po binte. Me fat që arrita të marr një bekim prej Nënë Terezës, humanistes së madhe me trup të vogël me gjak shqiptar. Ceremonia e sotme, një rudiment formal nga kohë të largëta, të cilën me siguri se vetë ajo nuk do donte të organizohej, as nuk i shton e as nuk i heq gjë shenjtërisë së saj, dhe as nuk duhen dëshmitë e dikujt për të kuptuar se shenjtëria e saj qëndronte tek thjeshtësia, solidariteti me të pamundurit, me më të varfrit e kësaj bote dhe jo në shërimin apo mosshërimin faktik të kancerit në trupin e një gruaje. Përsa i përket të qenurit shqiptare apo maqedonase, mjafton të shohësh tiparet e fytyrës së saj, rrudhat mitike, të cilat çuditërisht dhe mrekullisht duket se janë 100% shqiptare”, kujton Plaka.  /Humans of Albania

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 22:13

Gjykata italiane ka vendosur të dënojë me 5 vjet burg një shqiptar, i cili ishte kapur në flagrancë me 27 kg kokainë.

Postuar: 18/10/2019 - 21:33

11-vjeçari Alvin Berisha, djali nga Shqipëria i cili kishte mbetur në kampet e ISIS ka humbur gju

Postuar: 18/10/2019 - 20:51

Një makinë është përmbysur në Tiranë, ndërsa raportohet se ka edhe të plagosur.

Postuar: 18/10/2019 - 19:46

Tetori po mbyllet me temperatura të larta, madje ka nga ata që kanë zgjedhur edhe bregdetin për t

Postuar: 18/10/2019 - 19:40

Prokurori Besnik Muçi është betuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese pasditen e sotme përpara Pres

Postuar: 18/10/2019 - 14:45

Një mjet tip ‘Benz’ me targa gjermane shpërtheu mëngjesin e sotëm në rrugën “Si