
Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

“Na duhet për golin në minutën e fundit”/ Artan Hoxha i jep lamtumirën bashkëpatriotit dhe mikut të tij me batutat dhe debatet mes tyre: Një lajm i trishtë! Ike dhe na braktise

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Dhjetor 2020

Gazetari Artan Hoxha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Turqi pasi humbi betejën me koronavirusin. Me anë të një statusi publik, Hoxha i jep lamtumirën duke kujtuar bashkëpunimet me Hysenbelliun që prej viteve të para dhe nuk lë pa përmendur batutën që përdorej shpesh prej tyre “jemi skraparllinj, nëse nuk e mbajmë njëri-tjetrin mos prit të na mbaj njeri”.
Postimi i plotë:
“Shuhet Kasem Hysenbelliu 59 vjeç… Nje lajm i trishte për nje bashkepatriot, mik, dhe administrator i medias ku kam punuar. Nje njeri i mire me te cilin kam bashkepunuar, qe nga fillimi i viteve 2000, kur nisi punen si administrator te “Panorama”, në News24 nga viti 2011 e deri në 2016-en, e me vone në median e themeluar prej tij FAX NEwS.
Lamtumire mik, te qofte e lehte rruga për në boten e pertejme. Ike shpejt, shume shpejt dhe beftas, pa u ndjere. Kemi bashkepunuar qindra here, kemi debatuar dhjetera here, por në fund Kasemi kthehej me nje buzeqeshje karakteristike dhe me batuten, “jemi skraparllinj, nese nuk e mbajme njeri-tjetrin mos prit të na mbaj njeri”…
Sa here kishim ndonje histori me spec per te denoncuar “ata lart” pushtetin dhe politikanet, të cilet e dinin menyren si të benin presion të pronaret, udhezimi i Kasemit ishte, “Tance ma lere mua, fike telefonin dhe mos iu pergjigj askujt, madje as pronarit”.
Pastaj kur debatonim, zgjaste me orë te tera, ndoshta me dite, nuk binim në nje mendje si dy kokeshkembinj Skrapari. Debati shkonte deri aty sa i kujtoja se vertete ishim nga e njejta zone por na ndante Kanioni Osumit.
Por te nesermen origjina nga vinim, pasioni per punen qe benim, për te thene gjithnje te verteten dhe per ta mbajtur gjithmone News24, median nr.1 informative në vend, na bente serish bashke.
Sa here drejtuesit poshte tij, drejtore, kryeredaktore, shkonin per ndonje ankese ose pakenaqesi ndaj meje, pergjigja e Kasemit ishte:” Mos u merrni me te, ma lini mua, na duhet per golin në minuten e fundit”…
Ike mik dhe na braktise kur kishe ende shume ide e pune per te mbaruar. Do t’i mungosh familjes, krijeses tende, Fax news dhe stafit të saj, gjithkujt qe të ka njohur apo takuar qofte dhe njehere te vetme. Lamtumire Kasem Hysenbelliu…”, shkroi Hoxha.
Më të lexuarat


Greqia merr masa shtesë, ja sa ditë karantinë duhet të bëjnë shtetasit shqiptarë që duan të shkojnë në shtetin fqinj

“Do të tronditej Tirana”/ Artan Hoxha i kërkoi të tregonte urdhrin që i erdhi në kufje më 21 janar, ish-komandanti Malaj i thotë të gjitha: Pati thirrje për ZJARR, por... (Dëshmia e plotë)

‘Pacientët në Shqipëri po marrin trajnimin e gabuar’, Federata e Mjekëve në Europë i bën kërkesën e fortë Ramës dhe Manastirliut

Biden firmosi urdhrin vetëm një ditës pas marrjes së presidencës, Aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët që do të udhëtojnë drejt SHBA

Gjermania fut Shqipërinë në listën e kuqe, zbardhet njoftimi i RËNDËSISHËM

Aksidenti i rëndë tek ‘kthesa e vdekjes’ në Elbasan, vjen reagimi i parë nga Policia

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Bilanci i Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

Ishte ekstraduar nga Gjermania për drogë, 56-vjeçarit nga Korça i ndodh çudia nga SPAK (EMRI)

Vendimi i shtetit grek për të bllokuar deri më 8 shkurt pikën kufitare të Kapshticës, MEPJ del me njoftimin e rëndësishëm: Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar në këtë orar! Përjashtohen këto kategori
