BREAKING NEWS

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari i Metës, reagon menjëherë Rama, ia numëron një nga një Presidentit: Më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë...

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari
x

Aktualitet

“Na ka lënë të gjithëve gojëhapur”, Tritan Kalo emocionohet kur shikon se çfarë kanë dërguar tek Infektivi

“Na ka lënë të gjithëve gojëhapur”, Tritan

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar kartolinat që ka marrë nga një grup nxënësish nga gjimnazi “Muharrem Çollaku” i Pogradecit.

Ata kanë shkruar dhe pikturuar shumë kartolina dhe kanë mbushur një çantë plot e përplot, të cilën e kanë dërguar tek Spitali Infektiv.

Nxënësit kanë shprehur mirënjohjen e tyre ndaj stafit mjekësor, të cilët po luftojnë në këtë periudhë të vështirë me Covid-19.

Tritan Kalo shkruan:

“MIRËNJOHJA dhe MBËSHTETJA në këto kohë COVIDIANE-19 njohin shumë mënyra, POR gjetja origjinale e nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec nuku ka të krahasuar dhe na ka lënë të gjithëve gojëhapur….Në adresën e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka mbritur një çantë e mbushur plot me dhjetra e dhjetra kartolina, të prodhuara nga duar e mëndjeartët e këtij gjimnazi, për gjithsecilin nga punonjësit tanë….ATA/ATO përmes tyre qartazi na bëhen krah në këto ditë mjaft të vështira…..Kartolinat përmbajnë mesazhin e mëposhtëm: “Si je? Unë uroj të jesh mirë. Po të dhuroj këtë kartolinë për të të hequr pak lodhjen dhe dhimbjen që të shkakton maska në fytyrë, dhe pse jo edhe për të rrëmbyer një buzëqeshje…Dua të të falenderoj ty dhe të gjithë kolegët tuaj, për punën e palodhur….Sepse falë jush do ia dalim!”…..Të dashur nxënës të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, në emër të kolegëve mjekë dhe të punonjësve të tjerë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, JU FALEMINDERIT të gjithëve për këtë mesazh zemre….ME SIGURI QË NE SË BASHKU DO IA DALIM MBANË!!!”.

Më të lexuarat