BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Aktualitet

“Na lini rehat, mund të na shesin”, daja publikon mesazhin e Eva Dumanit nga kampi i Al Hol, ja çfarë i kërkon

“Na lini rehat, mund të na shesin”, daja publikon mesazhin e

Në emisionin “Real Story”, u publikua këtë mbrëmje një bisedë e 14-vjeçares Eva Dumani me dajën e saj, Xhetan Ndregjoni.

Në audio dëgjohet e mitura nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, që i kërkon dajës të mos ndërhyjë për sjelljen e saj në Shqipëri, pasi një gjë e tillë mund t’i rrezikojë jetë.

Eva: Na lini rehat, të ikim tamam në Shqipëri. Allahu e di nga na çojnë, na shesin. Më mirë rri urtë dhe bëj durim, derisa të vijë shteti e të ikim tamam si gjithë shqiptarët. Na kanë parë neve, na kanë regjistruar dhe na kanë thënë që do na marrin shpejt.

Daja: Thirrja e Evës atje thotë ‘rri urtë o dajë, se po na prish punë, ti nuk e di sa keq është ndërhyrja jote. Me këtë mund të na shesin, mund të na vrasin.