SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
“Na presin 4 muaj ferri”, Artan Hoxha i revoltuar publikon fotot se çfarë po ndodh sot në Tiranë dhe ka një paralajmërim: Sakën se sëmureni dhe duhet të shkoni në spital!
Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Tetor 2020
Gazetari Artan Hoxha i është bashkuar sot shqetësimit të qytetarëve për trafikun e madh që është krijuar pas bllokimit të sheshit ‘Shqiponja’ në Tiranë.
Hoxha teksa shprehet me tone të revoltuara paralajmëron se na presin 4 muaj ferri.
Postimi i plotë:
Na presin 4 muaj ferri, ne trafikun e çmendur te Tiranes...
Nga sot 26 tetor 2020, deri me 26 shkurt 2021, kryeqyteti i Shqiperise eshte i detyruar ti nenshtohet nje rregjimi ferri per qarkullimin rrugor.
Per 4 muajt ne vijim, çdo perdorues mjeti, te cilin e detyron puna apo hallet, te levize ne rruget e kryeqytetit, do te jene vertete nje sakrifice durimi dhe tendosje maksimale nervash.
Nuk te ben derman, as çfare mjeti perdor, as çfare orari zgjedh per te qarkulluar, as semaforet qe me teper ngaterrojne se rregullojne pune, madje as policet e qarkullimit.
Keta te fundit, ne te vertete me te pafajshmit ne kete histori, do te hane te shara nga mengjesi deri ne mesnate per bllokimin e trafikut.
Nuk e di kush ka qene ajo mendje “gjeniale”, qe pikerisht ne 4 muajt me te ngarkuar me trafik te kryeqytetit, ka gjetur kete “zgjidhje”.
Jane 4 muajt e fundit te vjeshtes dhe palces se dimrit, ku kushtet atmosferike jane me problematike se kurre, me reshje te dendura. Jane 4 muaj kur nis procesi mesimor ne universitete, gje e cila rrit ndjeshem trafikun ne kryeqytet.
Jane muaj kur te gjithe kthehen nga pushimet, sado te zgjatura.
Kur ata qe merren me pune stinore pranvere-vere ne fshatra apo provinca, kthehen ne banesat e tyre per te kaluar stinen e veshtire te dimrit.
Jane muajt e festave te medha, festat e nentorit, festat e fundvitit, festat e shkurtit.
Eshte koha kur emigrantet kthehen nga jashte, per te kaluar me familjet e tyre festat e fundvitit...
Nuk po merrem me rruget e ngushtuara ne menyre kriminale.
Nuk po merrem me korsite e biçikletave, qe jane zgjeruar aq shume, por ku levizin aq pak perdorues.
Nese hapesira qe u eshte lene biçikletave, do tu ishte kushtuar, ambulancave, taksive apo autobuzave urbane, do te ishte gjysma e se keqes.
Trafiku do te ishte zbutur sado pak edhe nese korsite e biçikletave, do t’u ishin dedikuar, betoniereve, kamioneve te tonazhit te rende apo trajlerave qe qarkullojne me çfaredo lloj ngarkese, kur u do kokrra e qejfit.
Por saken se semuresh dhe duhet te shkosh ne spital. Lutju zotit te te mbaje me fryme, qe kur te mberrish te dera urgjences, sepaku te kesh mundesi ti lesh amanetet mjekut.
Nga sot per 4 muaj dimri, qytetare te kryeqytetit dhe çdo perdorues i rrugeve te Tiranes, do mallkoni veten nga mengjesi ne darke, kur do t’u duhet qe ne mengjes te çoni femijet ne kopesh apo shkolle, te shkoni ne pune.
Pastaj ne mesdite, kur do te merrni femijet nga shkolla, te ktheheni nga puna ne banese.
Do mallkoni veten, kur do t’u duhet nga Kombinati te shkoni ne Kinostudio, ne Ali Dem, lere pastaj nga Kamza ne Tiranen e Re.
Nje pyetje e thjeshte, pse nuk u be ky bllokim gjate muajeve te nxehte te veres, kur Tirana boshatiset, kur kushtet atmosferike te lejojne te punosh ne objekt 24 ore, kur qytetaret shkojne me pushime, shkollat dhe universitetet mbyllen????!!!!