BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Aktualitet

Na pret një ditë përvëluese! Njihuni me parashikimin e motit për nesër

Na pret një ditë përvëluese! Njihuni me parashikimin e motit

Orët e para të ditës së nesërme (30 qershor) do të paraqiten jo vetëm me kthjellime por edhe me temperatura relativisht të larta në vendin tonë.

Mesdita do të sjellë kalime vranësirash, ku më të shpeshta do jenë në skajin verior duke rrezikuar edhe rrebesh të izoluar.

Pjesa tjetër e territorit do të vijojë me kthjellime. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.