
Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Nano firmos marrëveshjen e rëndësishme me zyrtarët e lartë të Policisë Federale Gjermane, ja për çfarë bëhet fjalë

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Qershor 2022

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, vijon takimet me zyrtarët më të lartë të Policisë Federale të Gjermanisë, të cilat kanë si qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta dhe terrorizmit.
Presidenti i Policisë Federale Gjermane, Dr. Dieter Romann vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga Policia shqiptare në luftën kundër kriminalitetit dhe theksoi se kjo është një luftë sa nacionale ashtu dhe ndërkombëtare.
Policia gjermane vlerësoi profesionalizmin e Policisë shqiptare dhe theksoi se në këtë kuadër, është e nevojshme që në vijim të bashkëpunimit midis dy policive, të ketë akoma më shumë skuadra hetimore të përbashkëta, shkëmbime informacioni në kohë reale dhe operacione të përbashkëta kundër grupeve kriminale që veprojnë në fushën e krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe trafiqeve të qenieve njerëzore.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Gledis Nano ka siguruar Presidentin e Policisë Federale Gjermane Dr. Dieter Romann se Policia shqiptare ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe njerëzore për të qenë në krah dhe e barabartë me policitë partnere, në përmbushje të misioneve të përbashkëta që kanë si qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit.
“Mbështetja juaj dhe e Policisë gjermane është një motiv më shumë për mua, për të përmbushur prioritetet, shumica e të cilëve janë të përbashkëta, pasi kanë të njëjtin qëllim, krijimin e një ambienti të sigurt për jetën dhe pronën e qytetarëve tanë”, u shpreh Nano.
Në fund të takimit, Nano dhe Romann nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit ndërkombëtar “SCOPE”, që ka në fokus luftën ndaj grupeve të organizuara kriminale që i pajisin emigrantët e parregullt me dokumente të pavlefshme dhe u paraqesin atyre mënyra për të kaluar kufirin, duke shmangur pikat e kontrollit kufitar, si dhe luftën ndaj grupeve të organizuara kriminale, të cilët përmes kësaj veprimtarie të kundërligjshme, rrezikojnë jetën e këtyre subjekteve.
Këto objektiva synohet të përmbushen përmes operacioneve të përbashkëta policore, si dhe bashkëpunimit midis strukturave përgjegjëse në këto dy shtete.
Më të lexuarat


Ngjarje e rëndë, gjendet e pajetë 16-vjeçarja në Elbasan, dyshohet se...

E trishtë/ Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh, nënës i ndodh e papritura sapo e takon (Video)

Lufta në Ukrainë/ Britania dhe SHBA marrin vendimin e papritur kundër Rusisë: Do të godasim zemrën e makinerisë luftarake të Putinit

Atentati me tritol në Tiranë/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Saikajt, hetohet sherri për shitjen e 100 kg kanabis në Memaliaj

Flakët përfshijnë 20 hektarë sipërfaqe toke, alarmohen banorët, rrezikohen...

Merr flakë magazina në Berat, digjen rezervat ushqimore, dyshimet

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Çfarë po ndodh në Kukës, dhjetëra qytetarë shtrohen në urgjencë, dyshimet e para

E frikshme/ Futen të lahen në det, pushuesit gjejnë predhën e pashpërthyer në ujërat e Karaburunit
