Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndërtimet tek Liqeni Artificial, qytetarët protestojnë para kryeministrisë: Të ruajmë të vetmin park që kemi

 Ndërtimet tek Liqeni Artificial, qytetarët protestojnë para kryeministrisë: Të ruajmë të vetmin park që kemi

Postuar: 18/04/2015 - 17:56

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë vijuar ditën e sotme protestat kundër ndërtimit të kompleksit të 5 kullave 17 katëshe, pranë liqenit artificial të Tiranës.
 
Përmes një tubimi përpara kryeministrisë, qytetarët i kanë kërkuar kryeministrit Rama, të ndalojë atë që aktivistët e quajnë "masakër mjedisore" mbi parkun e liqenit.
 
"Të vetmen pasuri ekologjike që ka kryeqyteti jonë, të vetmin park që ka ta ruajmë, sepse fatkeqësisht jemi i vetmi kryeqytet në Evropë që kemi vetëm një park dhe pushteti si lokal si qendror prej 20 vitesh nuk ka ndjekur asnjë politike favorizuese që ta ruajë të vetmen pasuri ekologjike, konkretisht në kërkojmë që projekti aktual poshtë digës së Liqenit Artificial të mos vihet në zbatim se vë në rrezik ekologjinë e asaj zone dhe po të vihet në zbatim ai projekt, fatkeqësisht Tirana nuk ka më park", është shprehur Arlind Cara, njëri prej protestuesve.
 
Të bashkuar në nismën “Qytetarët për parkun”, aktivistët apeluan që qytetarët e Tiranës ti bashkohen protestave në mbrojtje të parkut. 
 
                                        Foto nga protesta e sotme para kryeministrisë

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 13:45

Një 46-vjeçare nga fshati Arrës në Urë-Vajgurore, ka tentuar ti japë fund jetës, duke pirë helm.

Postuar: 24/06/2019 - 13:28

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi.

Postuar: 24/06/2019 - 13:21

 Gjykata e Kukësit pranoi kërkesën e prokurorisë duke ndryshuar masën e sigurisë për katër t

Postuar: 24/06/2019 - 12:14

Pas një orë diskutimi Kolegji Zgjedhor është tërhequr për të marrë vendimin për zgjedhjet e 30 qe

Postuar: 24/06/2019 - 11:36

Dështon nisja e procesit gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Postuar: 24/06/2019 - 11:00

Polumbarët e Forcave Speciale dhe Policia Kufitare vijojnë prej ditës së djeshme kërkimet për gje