BREAKING NEWS

SHBA-BE rrënojnë planet e politikës për të kapur Gjykatën e Lartë, vënë në rresht KLGJ për emërimet e reja, ja prapaskenat

SHBA-BE rrënojnë planet e politikës për të kapur
x

Aktualitet

Ndahet nga jeta 71 vjeçarja e shtruar në infektiv me koronavirus, shkon në 6 numri i të vdekurve

Ndahet nga jeta 71 vjeçarja e shtruar në infektiv me koronavirus,

Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi. Viktima 71-vjeçare, e gjashta në Shqipëri, mësohet se vuante edhe nga hipertensioni.

Ministria e Shëndetësisë:

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 71-vjeçare, vuante nga hipertensioni. Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.