Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”, korçari që inspiroi krijimin e filmit që ka lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare (PROFIL)

Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”, korçari

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare Konstandin Ropi, heroi që inspiroi subjektin e filmit “Partizani i vogël Velo”.

Konstandin Ropi ka lindur në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930.

Ai mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi i u vranë prindërit dhe doli në mal partizan në moshën 12-vjeçare. Është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”.

Pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në BS. Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite.

Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë.

Konstandin Ropi kishte në zotërim  një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë është dekoruar  nga ish-presidenti rus Boris Jelcin me dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.

Kostandini do të varroset sot në qytetin e Korçës në orën 14.00.

Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”, korçari