BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Ndahet nga jeta veterani i luftës, ishte anëtari më i vjetër në moshë i PS-së

Ndahet nga jeta veterani i luftës, ishte anëtari më i vjetër

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare kundëradmiral Ziqiri Mero. Ai ishte simboli i mbetur i luftës nacionalçlirimtare shqiptare.

Ai për vite me radhë ka qenë dhe është në rreshtat e para të luftës me të gjithë ata që e kanë mohuar, falsifikuar dhe përbuzur epokën e ndritshme të popullit dhe të Shqipërisë, LANÇ-in. Kundëradmiral Mero u përcoll sot për në banesën e fundit me të gjitha nderimet, e organizuar nga minsitria e Mbrojtjes, ku homazhet për nder të figurës së tij u bënë në Muzeun Historik në Tiranë.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Bajram Begaj në një mesazh ngushëllimi vlerëson maksimalisht figurën e Meros.

Emri i tij u bë i njohur një vit më parë në kongresin e PS-së, ku shekullori Mero u bë edhe anëtari më i ri i PS-së, por më i vjetri në moshë. Ai ishte edhe delegati 100-vjeccar që ngri në këmbë anëtarët e PS-së.

KUSH ISHTE KUNDËRADMIRAL ZIQIRI MERO

Ziqiri Sefedin Mero lindi më 26 mars 1920 në fshatin Baban të Korçës. Midis viteve 1927-1932 z. Mero kreu shkollën fillore, më pas në vitet 1932-1936 shkollën industrial në Korçë dhe midis viteve 1940-1942 shkollën Normale në Elbasan.

Në vitin 1942 Ziqiri Mero filloj punë si mësues në fshatrat e Devollit, Panarit dhe Hoçisht, deri në vitin 1943 kur doli partizan në Brigadën I-rë Sulmuese.

Menjëherë mbas çlirimit Ziqiri Mero u aktivizua si officer në radhët e Ushtrisë Kombëtare. Në vitin 1946 -1950 Ziqiri Mero kreu studimet në Akademinë Ushtarake dhe më pas midis viteve 1951-1955 në Akademinë Ushtarake “Lenin” në ish - Bashkimin Sovjetik.

Si officer i ri ai kreu detyra si, instruktor në Degën e Organizimit dhe Drejtues Politik në Divizionin I-rë dhe VII-të. Mbas përfundimitr të studimeve në ish-Bashkimin Sovjetik, kolonel Ziqiri Mero emërohet në disa detyra të rëndësishme si: zëvendëskomandant për punën politike në Brigadën VII-të dhe në Brigadën Detare, si dhe Zëvendsshef i Organizimit në Drejtorinë Politike.
Me dekretin nr. 3300, date 06.07.1961, kolonel Ziqiti Mero gradohet Kundëradmiral.

Midis viteve 1960 -1964 Kundëradmiral Ziqiri Meri ka shërbyer në detyrën e Zëvendëskomandant për Punën Politike në Flotën Luftarake Detare, 1964-1966 në detyrën e Shefit të Degës Politike të BUD-it të Vlorës, 1966 -1967 Komandant i BUD-it të Vlorës dhe 1967-1974 në Drejtorinë Politike në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në vitin 1974 kundëradmiral Ziqiri Mero u emërua Komisar i Shkollës së Lartë të Oficerëve të FLD, ku dhe mbylli karrierën ushtarake më 26 korrik 1980.

Kundëradmiral Ziqiri Mero, siç do ta cilësonte kolonel Dilaver Goxhaj, është gjenrali i fundit pjesëmarrës në Luftën Nacional-Çlirimtare. Në 20 vitet e fundit të karrierës së tij ushtarake 37-vjeçare, Kundëradmiral Ziqiri Mero ka shërbyer në Flotën Luftarake Detare, një kontribut professional dhe që ka lënë gjurmë të thella në konsolidimin e saj.

Ndahet nga jeta veterani i luftës, ishte anëtari më i vjetër