
Rama zbulon mesazhin që i kanë dërguar në telefon, mikesha i tregon SFIDËN që i ka shpallur Basha: Më tha o xhan do të...

Ndalimi i 3 kontrollorëve ajrorë pas bllokimit të aeroportit, shikoni çfarë shkruan Zëri i Amerikës

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Prill 2021
Në Shqipëri, për të dytën ditë radhazi fluturimet në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit “Nënë Tereza” kanë mbetur të bllokuara, si pasojë e situatës problematike të krijuar nga vendimi i kontrollorëve ajrorë për të ndërprerë aktivitetin. Për tre kontrollorë sot u njoftua urdhëri i ndalimit.
Dje më shumë se gjysma e kontrollorëve deklaruan “paaftësinë për të punuar në kushte të stresit”. Ky vendim pasoi një mosmarrëveshje gati një vjeçare me drejtuesit e kompanisë Albcontrol për thuajse përgjysmimin e të ardhurave mujore, pas rënies së fluksit të fluturimeve për shkak të pandemisë.
Ministria e Infrastrukturës ngriti padi të mërkurën pasdite ndaj disa prej kontrollorëve, të konsideruar prej saj si “organizatorë të një greve të paligjshme”. Prokuroria e Tiranës nisi që mbrëmë veprimet e para, dhe në polici u shoqëruan të paktën 24 kontrollorë. Ndërsa 21 prej tyre u lanë të lirë gjatë ditës së sotme, për tre të tjerë është nxjerrë një urdhër ndalimi nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Avokati i sindikatës së Transportit ajror, Rezart Kthupi tha se kjo është një akuzë që mund të ngrihet për punonjësit e administratës shtetërore dhe jo të një shoqërie anonime.
Nga ana tjetër autoritetet janë vënë në lëvizje për të zëvendësuar kontrollorët protestues, qoftë dhe me të huaj. Gjatë një mbledhjeje të Komitetit të Mbrojtjes Civile, Ministrisë së Infrastrukturës iu kërkua që “të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar, nëse lind nevoja, kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj”. Po ashtu kjo ministri “u ngarkua të përcaktojë kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe çdo kriter tjetër të nevojshëm për të filluar fluturimet sa më parë”, ndërsa “Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë”./voa
Më të lexuarat


Zgjedhjet e 25 prillit/ Policia e Shtetit merr masa, cakton në terren 7500 efektive, ja detajet

Zgjidhet presidenti i Komitetit olimpik Kombëtar Shqiptar, kush është ish-deputeti socialist që merr këtë post të rëndësishëm (Emri)

Veliaj ndan me studentët disa lajme të mira: Projektet e ardhshme për rininë, që nga praktikat e paguara deri te granti për të hapur një biznes

Sherri në Berat, tentuan t'i merrnin pistoletën policit dhe e dhunuan keq, jepet vendimi për 3 vëllezërit

Kërcet arma/ Një i vrarë dhe dy të plagosur. Zbardhin detajet

E rëndë/ Dy elbasanllinj tmerrohen në Kuçovë, 32-vjeçari iu turret me sëpatë, ndërhyn menjëherë Policia

Dalin pamje nga askidenti tragjik/ 2 viktima janë kosovarë, 1 nga Shqipëria

‘Ka të gjitha të dhënat e mia, më kërkoi ... Jam e trishtuar, e zhgënjyer’/ Përfundon në Polici gazetarja e njohur shqiptare dhe blogerja e seksit, Arjan Çani thirrje publike

Lirohet nga burgu mjeku i njohur shqiptar

Përgjaken rrugët/ Aksident i rëndë në Gjakovë, 3 të vdekur, dyshohet se janë shtetas shqiptarë
