Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Aktualitet

Ndarja e vendit në 4 rajone, ish-deputeti Salianji sulmon ashpër kryeministrin Rama dhe zbulon arsyen pse po ndodh kjo

Ndarja e vendit në 4 rajone, ish-deputeti Salianji sulmon ashpër

Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar ndarjen e vendit në 4 rajone. Salianji tha se bëhet për të përqëndruar pushtetin dhe fondet vetëm në 4 duar, ndërsa shtoi se një gjë e tillë  mund të bëhet vetëm me referendum duke marrë mendimin e qytetarëve.

“Partia shtet ka bërë një ndarje në katër rajone dhe zona elektorale, institucionet e rëndësishme janë grumbulluar. Rama mund të bëjë një përgatitje apo tentativë për të kaluar një çmenduri tjetër. Reforma Territoriale deri më sot ka dështuar, nuk mund të ndryshohet pa mendimin e banorëve me referendum. Rajonet bëhen për të përqëndruar pushtetin dhe fondet në 4 duar. Reforma Territoriale kur u propagandua ishte se do ulnin punonjësit, do rriteshin pagat dhe efikasitetit, ndërkohë që ka ndodhur krejt e kundërta. U janë larguar qendrat e shërbimeve, janë shtuar punonjësit. Është një abuzim dhe dhunë tjetër që ju bëhet qytetarëve pa marrë mendimin e tyre.”-tha ish deputeti.