BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Aktualitet

Ndërron jetë artistja e njohur shqiptare

Ndërron jetë artistja e njohur shqiptare

Ka ndëruar jetë në moshën 89-vjeçare solistja e Ansamblit të Valleve Popullore, Lili Madhi (Këlliçi). Lili Madhi (Këlliçi) është nga pionieret e historisë së vallëzimit popullor shqiptar.

Në vitin 1945, në moshnën 13 vjeçare ajo u zgjodh nga koreografi i njohur Panajot Kanaçi,(që atëherë i dhënë pas artit koregrafik), në grupin e kërcimtareve, ku bënin pjesë djem dhe vajza të tjera.

Ndërron jetë artistja e njohur shqiptare

Më 1950 ajo u bë pjesë e grupit të valleve të Filarmonisë Shqiptare të sapokrijuar. Dhuntitë akrobatike, të gërshetuara edhe me dhunti të kërcimit ritmik, i dhanë mundësi të bëhej valltare e njohur, krahas valltareve të tjera veterane, Kallajxhi, Radovcika, Terca, Sharofi, dhe më pas Cingu,  Zekthi,  Celiku,  Lubonja etj.

Ajo u shqua edhe në interpretimin e valleve të tjera popullore shqiptare si dhe klasike, nga operat e njohura të kompozitorëve Glinka, Dragomirski, List, Haçaturian.

Lili Madhi u shqua veçanërisht në interpretimin si kërcimtare soliste të “Valles së Tropojës”, ku  shpalosi para shikuesve forcën, bukurinë dhe magjinë e kërcimit tropjan, si dhe në “Vallëzimin e shqipeve”, me partner valltarin e shquar Besim Zekthi, ku të dy së bashku, nëpërmjet shëmbëlltyrës së shqiponjës, sollën në skenë shpirtin dhe krenarinë e trimit dhe trimreshës shqiptare në shekuj.

Duke qenë që në krijimin e tij më 1957, valltare e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Lili Madhi (Kelliçi), ka marrë pjesë në shumë nga turnetë artistike që ky ansambël ka bërë në Bashkimin Sovjetik dhe vende të tjera të ish-Kampit Socialist, pastaj në Kinë, Mongoli, Vietnam, Korenë  Veriut, Egjipt, duke mbetur edhe sot në historinë e këtij ansambli si valltare shumë e talentuar.