BREAKING NEWS

La Stampa fut në sherr Italinë me Rusinë, kërcënohet gazetari nga zëdhënësi rus i mbrojtjes

La Stampa fut në sherr Italinë me Rusinë, kërcënohet
x

Aktualitet

Ndërron jetë në mënyrë të papritur “Coli” tek filmi “Debatik”, ish-truproja i Sali Berishës rrëfen momentet e fundit të ish-aktorit të njohur: 3 orë para së vdiste po pinim kafe

Ndërron jetë në mënyrë të papritur

Kinematografia dhe arti shqiptar humbën sot ish-aktorin Shkëlqim Zani. ‘’Coli’’ i filmografisë shqiptare vdiq pas një infarkti të papritur që pësoi ditën e sotme.

Ish-truproja e Sali Berishës, Sali Lushaj e dha lajmin hidhur nga profili i tij në ‘’Facebook’’, ku tregoi se para se ikte nga kjo jetë, Shkëlqim Zani po pinte kafe me të dhe disa miq.

Zani arriti të linte gjurmë me rolin e Colit, i cili ka mbetur i fiksuar në memorien e shumë shqiptarëve.  

''Përshëndetje, miq. Me hidhërim njoftojmë se miku ynë Shkëlqim Zani, ose COLI te filmi ‘Debatik’, u nda papritur nga jeta pas një ataku kardiak! Tre orë para se të ndërronte jetë, na ftoi për kafe të gjithë ne shokët që rrinim me të. Ishte i mrekullueshëm nga çdo anë si njeri! I ngushëllojmë familjarët dhe të gjithë të afërmit e tij! Shpirti i tij qoftë i Xhenetit!’’