
Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

“Ndërtesa u rrëzua para syve të mi”/ I mbijetoi tërmetit në Turqi, shqiptari rrëfen tmerrin e përjetuar: E vetmja gjë që më shkoi në mend ishte…

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Shkurt 2023
Orhan Xhemajli, nga Kosova, i cili bashkë me ekipin e tij të mundjes, ishte qenë në Turqi në kohën kur ndodhi tërmeti shkatërrues i të hënës, ka rrëfyer momentet e tmerrit.
Ai ka treguar se si nga hoteli ku po qëndronin ka parë se si pak metra më larg ndërtesat shumëkatëshe rrëzoheshin për pak sekonda para syve të tyre.
“Në shtrat kam qenë, në katin e tretë, sportistët në katin e pestë. Epiqendra ka qenë pikërisht në atë qytet, kemi qenë në epiqendër”, tha ai në RTV Dukagjini.
“Ka qenë tmerr, një dridhje shumë, kam menduar që është magnituda e vogël e ndalet. Jam zgjuar prej shtratit përsëri më ka rrezuar, kam dalë në dritare të shoh, e kam pa një ndërtesë para syve të mi duke u rrënua”, ka thënë ai.
Ai tutje ka treguar se bashkë me ekipin kanë ndihmuar sa kanë mundur njerëz që ishin dëmtuar nga tërmeti.
Gjendja ishte shumë e rëndë edhe për shkak të motit të keq.
“Pastaj i morëm rrobat, dolëm. Zbritëm u mblodhëm me një vend para ndërtesës që u rrënua. U dëgjuan zëra të ndryshëm, dolën njerëzit një nga një nga rrënojat”.
“Kemi dalë nga hoteli pa panik duke ndihmuar njerëz sa kanë mundur. prindërit duhet të jenë krenarë me ta. Shumë të qetë, sjellja e tyre më ka fasionuar. Kemi ndihmuar sa kemi mundur. Ka qenë kohë me shi. Ka qenë ftohët -4 deri në -6. Rrobat na janë bërë 50 kg nga lagështia”, ka thënë ai.
Ai ka rrëfyer edhe një moment interesant që ka mundur edhe t’i kushtonte me jetë.
Xhemajli pas daljes nga hoteli e kishte vërejtur se e ka harruar pasaportën dhe përkundër rrezikut për një goditje të dytë nga tërmeti ishte kthyer ta marrë atë brenda hotelit.
“E kam harru pasaportën, jam kthyer e kam marrë dhe kam rreziku. Nuk kam menduar asgjë”, ka thënë ai.
Më të lexuarat


Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

“KLP synon të rikthejë në detyrë prokurorin e shkarkuar”, VOA: ONM e shqetësuar, KPA shpjegoi se kishte gjetur problem në deklarimin e tij të pasurisë

Pse nuk u ekstradua Adriatik Llalla? Gazetari i njohur zbulon detaje nga dosja e ish-prokurorit

Gazetari i njohur rrëfen takimin informal me kreun e SPAK

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

Çfarë ka ndodhur? Ministria del me njoftimin e fundit

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Kriminaliteti në vend, ja cili qytet ka koeficient më të madh për 2022

E rëndë/ Masakroi gruan me thikë, shqiptari i jep fund jetës në qeli

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit
