Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndeshja Partizani-Kukësi, ja rrugët që do të bllokohen

Postuar: 19/02/2018 - 15:14

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes FK Partizani – FK Kuksi, më datë 19.02.2018 ora 18.00 dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike ka marrë masa tekniko – organizative për zhvillimin e këtij aktiviteti, para, gjatë e deri në përfundim të tij.

Masat do të konsistojnë në bllokimin dhe mos lejimin e parkimit të automjeteve në disa segmente rrugore nga ora 15:30 deri në përfundim të aktivitetit dhe konkretisht:

• Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

• Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me rrugën “Sulejman Delvina”

• Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

Me qëllim lëvizjen e lirë të tifozëvë, do të ketë kufizim të trafikut nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina” deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Do të kontrollohet stadiumi dhe ambjentet e tij.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen dhe verifikohen identitetet e shtetasve nëpermjet kartës së identitetit si dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta si:

• Shishet e llojeve të ndryshme
• Monedha apo metale të llojeve të ndryshme
• Lëndë piroteknike apo fishekzjarre.
• Çelësa të ndryshëm
• Persona nën efektin e alkoolit.
Nuk do të lejohen femijët nën moshën 16 vjeç pa prezencën e prindit apo të kujdestarit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, falënderon për mirkuptimin dhe bashkëpunimin, mediat, qytetarët dhe sportdashësit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 16:28

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi rezulton se ishte në kërkim prej disa vitesh.

Postuar: 22/09/2018 - 16:23

Sot më datë 21.09.2018 Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qëndror Tiranë, në bashkëpunim me Proku

Postuar: 22/09/2018 - 16:19

 “Safet Rustemi konsiderohet nga autoritetet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në

Postuar: 22/09/2018 - 16:14

Sot më datë 22.09.2018 rreth orës 14:00, në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokast

Postuar: 22/09/2018 - 16:11

 Mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë zbresin të hënën në sheshin "Nënë Tereza&

Postuar: 22/09/2018 - 15:55

Një 56-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në Elbasan në një ngjarje aksidentale, bënë me dij

Postuar: 22/09/2018 - 15:26

“Safet Rustemi konsiderohet nga autoritetet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Evrop