Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndizet beteja për dosjen “Hajdari”, Izet Haxhia paraqitet në Gjykatën e Apelit, për t’u njohur me masën e sigurisë, ja çfarë kërkon

Postuar: 14/08/2019 - 14:11

Ditën e sotme po zhvillohet gjyqi për Izet Haxhinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Haxhia është paraqitur në Apel, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Izet Haxhia ka kërkuar që çështja të mos shqyrtohet nga kolegët e gjyqtares Fatmira Hajdari, që është e veja e heroit të demokracisë, Azem Hajdarit. Gjithashtu, Izet Haxhia ka kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtarit Asim Vokshi.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg, që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 12:23

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela, është larguar nga detyra. Mësohet se kreu i AKEP ka dhënë dorëheqjen për arsye personale

Postuar: 11/12/2019 - 11:55

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Postuar: 11/12/2019 - 11:45

Një udhëzim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) nënvizon edhe planin e emergjencës

Postuar: 11/12/2019 - 11:21

Këtë të mërkurë ka nisur punimet Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median mbi 2 projektligje