
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

'Ndizet' debati mes profesorëve dhe nuk 'kursehen' me deklaratat: Nëpër studio, pellazgollogë të diplomuar për veterinari

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Mars 2023

Profesorët e Akademisë së Shkencave kanë diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla lidhur me misionin e akademisë së re, asaj të Artit dhe Shkencës si dhe për pronësinë intelektuale në Shqipëri.
Diskutimi nisi me risitë që sjell akademia e re e Shkencës dhe Artit në vend, e cila sipas profesorit, Fatos Tarifa, ka në foksus që zhvillimin e artit dhe kulturës t’a paraqesë për publikun e gjerë. Ai theksoi se kjo është një akademi panshiqptare ku marrin pjesë studiues shqiptarë nga të gjitha trevat.
“Kjo akademi ka bërë disa forume publike. Ky është misioni, që dijen, zhvillimin e artit dhe kulturës t’i vendosë në shërbim të publikut që besoj se akademitë e tjera nuk e kanë me këtë cilësi. Kjo është një akademi, panshqiptare, bëjnë pjesë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora”- u shpreh Tarifa.
Më tej ai shtoi se qeveria nuk fton njerëzit e duhur për të marrë informacione mbi politikat të cilat janë të nevojshme për t’u ndërmarrë. Teksa theksoi këtë fakt, Tarifa bëri me dije se akademia e re e Artit dhe Shkencës nuk subvencionohet nga shteti dhe puna e shkencëtarëve është vullnetare.
“Pak studiues tanë ftohen nga organizata qeveritare për të dhënë mendime në hartimin e politikave. Qeveria duhet të informohet nga shkencat dhe kërkimet. Akademia e re ka edhe ndryshime të tjera. ne nuk subvencionohemi nga shteti,. Bëjmë punë vullnetare. Kriteret e pranimit, janë ndryshe. Nuk bëhet luftë për pushtet. Secili prej ne ka të drejtë të zgjidhet vitin e ardshëm, Duke mos u paguar nga shteti, kemi mendim të pavarur nga shteti”- shtoi ai.
Nga ana tjetër, profesori, anëtari i Akademisë të Shkencave, Et’hem Ruka tha se duhet të ketë më shumë përqendrim tek studiuesit shqiptarë dhe jo tek politika që sipas tij i ka bërë njerëzit të ndihen të lodhur me debate të cilat nuk vlejnë për asgjë.
“Unë kam qenë edhe në politikë, rreth 17 vite, opinioni publik në Shqipëri është lodhur me debate të tilla me fjalorin e kufizuar, vula, firma etj etj. Për të cilat publikut nuk i vlejnë asgjë. Shumica e këtyre debateve, nuk mund të lënë gjurmë. Masakrimi që i bëhet gjuhës shqipe është diçka për të cilën duhet folur. Kush i ka thirrur gjuhëtarët për të folur mbi këto çështje? Ata që merren me kërkim shkencor nuk janë shumë të njohur. Kurse një tjetër që bëjnë një këngë e marrin vesh të gjithë”- u shpreh Ruka.
I të njëjtit mendim ishte edhe historiani, Pëllumb Xhufi i cili tha se njerëzit duhet të dëgjonin nga shkencëtarët e fushave të caktuara dhe jo nga persona të cilët nuk kanë kualifikimin e duhur për të folur për tema konkrete.
“Akademia e Shkencave, e ka për detyre funksionale të merret me vepra bazike, me historinë dhe fjalorin e gjuhës shqipe. Por merret edhe me shkencat e sakta që me nanoteknologjinë etj etj. Për këtë qëllim janë krijuar edhe komisione ku bëjnë pjesë studiues jo vetëm nga Akademia e Shkencave por nga universitete të tjera. Por në studio shohim që flasin për histori, pellazgollogë, të cilët mund të kenë qenë veterinerë, apo juristë të shkëlqyer, dhe fillojnë e flasin për Pellazgët për të cilët nuk flasin as Eqerem Çabej, e historianë të tjerë. Dalin me orë të tëra, na bëjnë edhe neve baltë, ne që mundohemi të bëjmë pak shkencë se na thonë ti je i serbit, i grekut etj”- argumentoi Xhufi.
Një tjetër problem që u cek gjatë diskutimit në studio ishte edhe pronësia intelektuale për të cilën, profesori Kujtim Çashku u shpreh se është lënë në mëshirë të fatit, me institucione ineksiztente për të mbrojtur realisht këtë pronë intelektuale.
"Jemi krejtësisht në një botë informale, në një pirateri, apo në një vjedhje. Jemi në kohë që shoqëria jonë duhet të fillojë që gjithë këtë strukturë të ngritur, ta bëjë funksionale. Këtë e bëjnë njerëzit, të cilët për nga mentaliteti i tyre janë shumë larg, jo vetëm faktit që janë vendosur në këto institucione apo detyra të caktuara që nuk përkojnë me këto konventa që Shqipëria ka nënshkruar por përkundrazi, duket se duke mos funksionuar këto, kemi legjitimuar një informalitet total në shoqërinë tonë”-nënvizoi Çashku.
Më të lexuarat


“SPAK ka prova të forta për Dakon”/ Avokati Idajet Beqiri habit me deklaratën: Fakti që kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2012...

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Operacioni i SPAK në Durrës/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të prokurorit që e çoi Vangjush Dakon në pranga

“Më morën nga një lokal peshku dhe...”/ Arrestimi i Dakos, gazetari rrëfen si e mori vesh lajmin para tre ditësh dhe zbulon sa vite mund të dënohet ish-kryebashkiaku i Durrësit

“Kjo është e turpshme”/ Avokati i njohur zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK në Durrës: Policia si kinema, ja çudia pas arrestimit të Vangjush Dakos

Pallati ku banonte u shpall i pabanueshëm nga tërmeti, flet njeriu që ‘fundosi’ Vangjush Dakon

Ngjarje e rëndë në vendin fqinj/ Humb jetën tragjikisht 17-vjeçari (Emri+ Foto)
