Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndizet përplasja mes Ramës dhe Metës, gazetari i Top Channel propozim: Ministër i Jashtëm nga opozita? Pse jo, kam dy emra

Postuar: 11/01/2019 - 18:10

Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, pas shkarkimit të Ditmir Bushatit ka ndezur sërish përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Replikat në distancë mes tyre kanë vijuar prej ditës së djeshme, pasi mazhoranca e cilëson antikushtetuese qëndrimin e Metës, ndërsa ky i fundit renditi përmes një letre publike disa argumente pse Cakaj nuk duhet të jetë ministri i ri për Punët e Jashtme, si mungesa e certifikatës së sigurisë, eksperienca, mungesën e papërgjegjshmërisë në pozicionin e zv,ministrit të Jashtëm etj.

Ndërkohë, gazetari i Top Channel, Denis Dyrnjaja ka sjellë një propozim risi për politikën shqiptare, një ministër të Jashtëm nga opozita në qeverinë e Ramës.

Sipas tij, ky fakt mund të sillte disa anë pozitive, sidomos për negociatat me BE-në.

Postimi i plotë:

Një Ministër i Jashtëm nga opozita në qeverinë e Ramës?! Përse jo.

Pyetja që vjen natyrshëm është: A do të mundej dot të refuzonte Meta kandidaturën e Bashkim Zenelit ose Veton Surroit p.sh për Ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë?! Për arsyet që rrëzuan Gent Cakën të paktën jo. Pra Rama po “pason” vetë topa të pastër që kundërshtarët e tij politikë po i shndërrojnë në gola në portën e kryeministrit. Ose këto gafa bëhen qëllimisht për të tërhequr vëmendjen nga problematika të tjera si protesta e studentëve apo skandali i Unazës së re, ose Kryeministri dhe stafi i tij i këshilltarëve janë në një miopi dhe amatorizëm të thellë politik dhe qeverisës me zgjedhjet që bëjnë. z.Zeneli dhe z. Surroi janë vetëm dy prej shumë emrave dhe individëve që mund të gjenden në Kosovë e në Shqipëri për detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme. Personalisht mendoj se Shqipëria ka kualitete kalibri për të marrë detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme, madje nëse Rama nuk gjen dot dikë të përshtatshëm brenda vathës së vet që të drejtojë diplomacinë shqiptare, mund t’i shtrijë dorën edhe opozitës e cila ka gjithashtu ka kualitete në diplomaci. Do të ishte edhe risi në politikën shqiptare që një qeveri e majtë zgjedh një Ministër të Punëve të Jashtme të djathtë. Ky do të ishte një sinjal i mirë edhe për negociatat me BE-në edhe për marrëdhëniet me Kosovën e fqinjët, pasi do të ravijëzohej një politikë e qëndrueshme dhe me mbështetje të gjerë e afatgjatë në politikën e jashtme madje edhe atë të sigurisë kombëtare. Sepse punët dhe interesat e kombit dhe Shqipërisë mund dhe duhet prevalojnë mbi interesat e “tepsisë”!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/01/2019 - 00:00

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein e konsideron protestën e studentëve në Shqipëri si një evolucion të shoqërisë civile dhe forcim të vizibilitetit të shoqërisë shqiptare.

Postuar: 20/01/2019 - 23:55

Studentët vijojnë protestën e tyre, kundër kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit, Spor

Postuar: 20/01/2019 - 23:05

Një mjet tip Mercedes Benz ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.

Postuar: 20/01/2019 - 22:22

Propozimi i mazhorancës, ‘Pakti për Universitetin’, është kundërshtuar nga studentët,

Postuar: 20/01/2019 - 21:19

Asllani dhe Myrvetja janë kushërinj, dhe ishin sot përballë njëri-tjetrit në rubrikën “Shih

Postuar: 20/01/2019 - 21:05

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën drejt Aeroportit të Rinasit në

Postuar: 20/01/2019 - 20:35

Ditën e sotme po qarkullon lajmi i krijimit të një partie të re të studentëve e quajtur “Sh