
“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

Ndodh për herë të parë në historinë e tij, kryeqyteti shqiptar do të presë një finale evropiane futbolli/ Veliaj jep porositë e fundit: Qytetarët të na ndihmojnë...

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Maj 2022

Për herë të parë në historinë e tij, kryeqyteti shqiptar do të presë një finale evropiane futbolli dhe Bashkia e Tiranës është përgatitur me të gjitha detajet që kërkon në ngjarje e tillë.
Në prag të ndeshjes Roma-Feyenoord më 25 maj, kryebashkiaku Erion Veliaj dha disa porosi të fundit për grupin koordinues, që po merret me organizimin, si dhe disa këshilla për qytetarët e Tiranës, duke qenë se ajo ditë do të jetë pa makina.
Veliaj e cilësoi finalen e Conference League si një mundësi fantastike për të prodhuar kartolinën më të bukur të qytetit dhe vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Ai u kërkoi qytetarëve nga rrethet që, nëse kanë një udhëtim të planifikuar drejt Tiranës, ta shtyjnë atë për një ditë tjetër. “Qyteti do të zbatojë të njëjtin protokoll që ka zbatuar edhe gjatë vizitës së Presidentit Bush apo Papa Françeskut, prandaj ju lutem, nëse nuk keni një biletë për të qenë në stadium, mos ejani në Tiranë, shtyjeni për një ditë tjetër, pasi nuk do të kaloni në asnjë prej disa kontrolleve të policisë, as në akset hyrëse të qytetit”, porositi ai.
Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës që të mos e përdorin automjetin atë ditë, por të qarkullojnë në këmbë ose me biçikletë, teksa shtoi se transporti publik do të funksionojë.
“Ftesa ime për qytetarët e Tiranës është të lëvizim sa më shumë në këmbë. Kam nevojë për mirëkuptimin tuaj, na duhet ndihma e gjithsecilit. Transporti publik do të funksionojë, por mund të përdorim edhe biçikletat. Nëse dikush ka dëshirë të tregohet i dobishëm atë ditë, thjesht të mos e nxjerrë makinën”, tha kreu i Bashkisë.
Lidhur me sigurinë publike, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe policinë Bashkiake, ka marrë të gjithë masat e nevojshme.
“Janë zhvilluar takime edhe me ministrin e Brendshëm, Policinë e Shtetit, Policinë Rrugore dhe Policinë Bashkiake, por edhe me një ushtri me vullnetarë, të cilët kanë marrë përsipër të jenë edhe stjuardë, por edhe të lehtësojnë qarkullimin në qytet, për dikë që ka nevojë për shpjegime orientuese. Propozimi ynë është që ne t’i kalojmë të gjitha trupat në terren, sidomos në ato 24 orë, për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur ndonjë incident”, shtoi Veliaj.
Më të lexuarat


E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

Verifikimi i skafeve, gazetarja bën deklaratën e fortë: Ky ‘aksion’ do të mbushë sërish xhepat e të korruptuarve

Tragjedia në New York/ Dalin pamjet pak minuta pas ngjarjes ku aktori shqiptar i dha fund jetës së bashku me gruan, çfarë thonë fqinjët

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

Zjarri shkrumbon ullishten në Elbasan, banorët në luftë me flakët

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Video/ Aksident i frikshëm në Vermosh, përmbyset furgoni me 20 pasagjerë, ka të plagosur

“T’i ndalim gomonet në mes të detit e t’i kthejmë në Francë”/ Deklarata e fortë e politikanit britanik: Shqiptarët që vijnë janë “ushtarë” të bandave kriminale, nuk po vijnë për...

“Moska kërkon të nxisë trazira...”, Media britanike jep alarmin, paralajmëron krizë të re në Ballkanin Perëndimor: Ja shteti që është qendra e konfliktit

Foto/ Aksident i rëndë në Llogara, përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, shkaktojnë radhë kilometrike
