Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Ambasada e SHBA për situatën: Ja çfarë presim

Postuar: 08/11/2018 - 12:04

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare, duke nisur nga reforma në drejtësi dhe deri tek ‘fati’ i Ministrisë së Brendshme. Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada ka përgëzuar vendin tonë për luftën e deritanishme kundër krimit të organizuar.

Po ashtu ambasada e SHBA-ve thekson se: “Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”.

Kujtojmë se pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, Rama propozoi emrin e Sandër Lleshit. Por ky i fundit nuk u dekretua nga presidenti Meta. Ndërkohë, Rama nuk u tërhoq, duke propozuar Lleshin zv/ministër të Brendshëm, i cili u emërua zyrtarisht nga Kuvendi në këtë post, por me kompetencat e ministrit.

“----️ | Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar.”, thuhet ne mesazhin e ambasades.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2018 - 17:37

Banorët e “Astirit” vijojnë protestën edhe mbrëmjen e sotme për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat do të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Postuar: 19/11/2018 - 17:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Qafë-Botë – Konispol.Raportohet se një motor

Postuar: 19/11/2018 - 17:17

Banorët e Astirit kanë rinisur sot protestën në segmentin e Unazës së Re kundër projektit të Unaz

Postuar: 19/11/2018 - 17:02

Tre ditët e ardhshme do të jenë të vështira ku do të ketë reshje dëbore, shiu dhe do te jete shum

Postuar: 19/11/2018 - 16:26

Vdekja e 27-vjeçarit Enea Ftoj brenda komisariatit të policisë në Korçë disa muaj më pa

Postuar: 19/11/2018 - 16:17

Drejtori i Hekurudhave, Ani Dyrmishi, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm ku një

Postuar: 19/11/2018 - 15:35

Mjeti tip “Fiat Bravo” në të cilën gjendej 19-vjeçarja dhe i ati i saj 41-vjeçar, tek