BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Ndryshohen prokurorët e çështjes “Shullazi”, shtyhet për herë të 5 pretenca, avokatët kundër Besim Hajdarmatajt

Ndryshohen prokurorët e çështjes “Shullazi”,

 Ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dështuar për të pestën herë seanca ku do të lexohej pretenca për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë, të akuzuar si pjesëtarë të bandës kriminale. Akuza nuk arriti të lexojë konkluzionet për këtë grup, për shkak të mungesës së dy prokurorëve që drejtuan hetimet, Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi. Ky u fundit nuk ishte në sallë pasi, kishte dërguar në gjykatë një raport mjekësore ku theksonte se ndodhej jashtë shtetit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ndërkohë prokurorja tjetër që ka hetuar çështjen, Elisabeta Imeraj, është larguar nga dosja pasi është komanduar drejtuese në Prokurorinë e Tiranës. Ndërsa për të përfaqësuar akuzën për çështjen Shullazi, Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është paraqitur prokurori Besim Hajdarmataj, i cili zëvendëson Elisabeta Imerajn, e cila hoqi dorë nga kjo çështje pasi u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës. Por paraqitja në gjyq e ish drejtuesit të krimeve të rënda, u kundërshtua nga avokatët e të pandehurve të cilët kërkuan që gjykata të mos pranonte prokurorin Hajdarmataj në proces. Avokatët kanë kërkuar përjashtimin e prokurorit, ndërsa Hajdarmataj është shprehur se nuk ka asnjë konflikt interesi me këtë dosje. Në seancën e djeshme askush nga të pandehurit nuk ishte i pranishëm, ndërsa avokatët lëshuan akuza të forta në drejtim të prokurorisë për zvarritje të procesit. Por Prokurori shpjegoi se nuk ka konflikt interesi dhe më pas kërkoi kohe për t’u njohur me fashikujt. Gjykata pranoi kërkesën e ish drejtuesit të krimeve të rënda dhe vendosi që seanca tjetër, ku pritet të lexohet pretenca ndaj Emiljano Shullazit, të zhvillohet në datë 25 shtator. Seanca e djeshme u zhvillua në masa të forta sigurie me prani policore të shtuar për-rreth gjykatës

Debatet në sallën e gjyqit

Hajdarmataj kërkoi një periudhë prej 2 javësh në mënyrë që të njihet me aktet e dosjes dhe për të bërë të mundur leximin e konkluzioneve përfundimtare. “Në datën 7 shtator është bërë urdhërimi që unë do të merrja këtë dosje, ndërkohë unë jam vënë në dijeni në datën 10 dhe për këtë, kërkojë shtyrjen e seancës në mënyrë që të përgatitem. Unë nuk shikoj asnjë arsye, apo konflikt interesi që të mos jem përfaqësues i akuzës në këtë proces”, u shpreh në sallën e gjyqit Besim Hajdarmataj. Por ndryshe mendonin nga ana tjetër, për mbrojtësit kjo ishte e pa tolerueshme, ndërsa kanë folur edhe me tone të larta dhe të ashpra. Për një nga avokatët e Emiljano Shullazit, Ravik Gurrën, kjo është e pa tolerueshme duke kërkuar përjashtimin e tij nga kjo çështje. “Për shkak të përmendjes së prokurorit nga dëshmitarët si person që ka takuar Ylvi Beqen në një lokal te “21 Dhjetori” dhe e ka kërcënuar atë të denonconte Shullazin, ai nuk mund të përfaqësoj akuzën”, tha ai. Ndërkohë edhe avokati Denion Bogdani tha se Hajdaramtaj nuk mund të ishte prokuror në këtë çështje, për faktin se gjatë kohës që drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen “Shullazi”, janë shkatërruar dhe krijuar prova sipas qejfit. “Kur zoti Besim Hajdarmataj ka qenë në krye të prokurorisë, ka qenë koha që provat për këtë çështjes shkatërroheshin dhe hiqeshin nga fashikulli sipas qejfit dhe nuk ka asnjë rast, që të ketë marrë ndonjë masë për këtë situatë”, tha Bogdani. Por prokurori Besim Hajdarmata, u shpreh se ai nuk dinte asnjë rast që për këtë gjykim të ketë pasur ankesa për shkaqe të përmendura nga avokati. “Nuk di në asnjë rast, që për këtë gjykim, të ketë pasur ankesa të formave të tilla si, humbje e provave apo shkatërrim i tyre”, tha Besim Hajdarmataj. Në lidhje me fjalën e prokurorit, avokati Bogdani përmendi një nga provat që sipas tij është shkatërruar dhe ajo është CD-ja me përgjimet e numrit të Gilmando Danit. “Po ju jap një numër, 069 60XXXXX, ky numër është i Gilmando Danit dhe është në listën e numrave që ka qenë nën përgjim. Por, kjo CD me përgjimet, nuk gjendet në asnjë fashikull të dosjes. I kërkojmë gjykatës të na e vërë në dispozicion nëse e gjen këtë provë”, tha avokati. Më tej foli sërish avokati Ravik Gurra, i cili tha se në kohën që Besim Hajdarmataj ka qenë në krye të prokurorisë, nuk ka bërë prokurorin e shtetit, por shtetin e prokurorit. “Zoti prokuror i Shtetit, dua t’ju them se me këtë gjykim, ju keni luajtur rol tjetër, shtetin e prokurorit”, tha Ravik Gurra./Elvis MYRTA