Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshon ligji/ Shtëpi falas për LGBT, ja rastet kur përfitojnë strehim

Postuar: 14/03/2018 - 17:34

Komisioni i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë ka shtyrë dje miratimin nen për nen të projektligjit për “strehimin social”. Shkak për këtë shtyrje janë bërë amendamentet e Komisionit të Ligjeve për nismën ligjore, që sipas kryetarit të Komisionit, Petrit Vasilit, prekin rreth 90 për qind të projektligjit. “Ndryshimet e propozuara, qoftë edhe rekomandimet për propozime, ndikojnë 90% të ligjit. 90 % e ligjit, që ndryshohet brenda procedurave parlamentare, është një pamundësi e plotë politike në radhë të parë, por kurrsesi nuk mund të prekin me të gjithë instrumentet parlamentare që ne kemi thuajse 90% të ligjit. Për këto ndryshime kërkohet edhe një shprehje të vullnetit politik: të ministrit dhe qeverisë për një dakordësi tërësore të ligjit”, tha Vasili.

Propozimi i tij u pranua nga socialistët në Komisionin e Shëndetësisë. Por LGBT, të cilët janë viktima për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi, që përcakton se si pasojë e diskriminimit individi nuk ka një strehim të përshtatshëm dhe që kanë të ardhura të pamjafpropozimet e reja të Komisionit të Ligjeve, janë propozuar ndryshime teknike edhe për strehimin e komunitetit LGBT.

Këta të fundit do të mund të përfitojnë strehim falas vetëm në rast se vërtetohen se janë viktima të dhunës apo janë në pamundësi financiare.

“Individët që i përkasin komunitetit tueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të bëra në neni”, thekson neni i propozuar nga Vasilika Hysi. Ndërkohë që në listën e kategorive që përfitojnë me përparësi strehim social janë dhe zjarrfikësit. Ndërkohë që, një nen i debatuar ka qenë dhe ai që detyron sipërmarrësit që për çdo 2 mijë metra katrorë ndërtim, të sigurojnë 50 metra katrorë për banesë sociale. Sipas propozimeve të reja, ndërtuesit do të falin 2.5% të sipërfaqes së ndërtimit dhe do të përfitojnë lehtësi fiskale.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:27

Një person është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune rreth  orës 18:00, në lagjen “Parku” Gramsh. Shtetasi O.

Postuar: 23/06/2018 - 23:09

Korca ka regjistruar disa ngjarje të rënda brenda kësaj të shtunë.

Postuar: 23/06/2018 - 21:31

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:40, në Paskuqan, ku një mjet tip “Volkswagen” m

Postuar: 23/06/2018 - 21:02

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip &qu

Postuar: 23/06/2018 - 20:47

Pas përmbytjes së Biblotekës Kombëtare, gazetarja e kulturës Violeta Murati ka bërë publik sot nj

Postuar: 23/06/2018 - 20:47

Mediat greke kanë publikuar pamjet e banesës ku ndodhej një nga tre shqiptarët e arratisur nga bu

Postuar: 23/06/2018 - 20:22

Edhe gjatë ditës së sotme, artistët janë mbledhur sërish, për të protestuar kundër shembjes së &l