
Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Ndryshon udhëzimi/ Ministria e Financave dhe Ekonomisë : Bllokimi i llogarive vetëm nëse ka vendim të formës së prerë të gjykatës

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2020

Pas kërkesave të shoqatave të biznesit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) njoftoi se ka rishikuar udhëzimin e nxjerrë pak ditë më parë për zbatimin e ligjit “Për procedurat tatimore”, që lidhen me bllokimin e llogarive personale të ortakut, aksionerit apo administratorit. Ndryshimet në Udhëzim përcaktojnë se bllokimi i llogarive personale të administratorëve kryhet vetëm me vendim të formës të prerë të gjykatës dhe jo me vendim të drejtorisë rajonale të tatimeve, siç parashikohej në ndryshimet e mëparshme. MFE bën të ditur se nisma për kryerjen e ndërhyrjes legjislative erdhi si rezultat i kërkesave të shoqatave të biznesit dhe pas një diskutimi të gjatë në Këshillin e Investimeve, i cili përfaqëson dhe përcjell shqetësimet e komunitetit të biznesit.
“Saktësimet e bëra në këtë Udhëzim, u kërkuan të adresojnë dhe unifikojnë problematikën e ngritur nga bankat dhe tatimpaguesit për mënyrën e operimit të administratës tatimore në lidhje me mbledhjen me forcë të detyrimeve, ku janë konstatuar praktika të ndryshme në rajone të ndryshme apo për tatimpagues të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e MFE-së. “Pas publikimit në Fletoren Zyrtare të këtij akti nënligjor, Udhëzimi nr. 44, grupe të caktuara interesi nga biznesi reaguan me komente kundërshtuese, referuar paragrafit të fundit “Në zbatim të nenit 99, të ligjit nr. 9920/2008″ MFE, në ushtrim të përgjegjësisë ligjore, rolit të saj dhe politikës që ndjek Qeveria Shqiptare për të qenë në mbështetje të plotë ndaj sipërmarrjes dhe biznesit, reagoi menjëherë duke bërë edhe njoftim për mediat në faqen e saj elektronike, si dhe vuri në lëvizje strukturën përgjegjëse për konsiderimin e komenteve kundërshtuese të administruara nëpërmjet shkresave, si dhe ato verbale e mediatike të bëra nga faktorë të ndryshëm për të njëjtën çështje”, shpjegoi MFE. Procedurat e mbledhjes së detyrimit nga ortaku/aksioneri/administratori, kur borxhi tatimor nuk është paguar nga shoqëria, që ata zotërojnë dhe administrojnë, është parashikuar qartësisht në nenin 99 të Ligjit dhe në nënpikat 99.1; 99.2; 99.3 dhe 99.4 të udhëzimit nr. 24, dhe këto akte ligjore dhe nënligjore nuk kanë ndryshuar, pra janë në fuqi dhe të zbatueshme.
Më të lexuarat


E tmerrshme/ Bie nga tarraca e pallatit gruaja në Tiranë, ja çfarë thotë Policia

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, ka të plagosur

Zhduket ish-gjyqtari dhe biznesmeni i njohur, pak ditë më parë iu gjet e djegur makina në Pukë

Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm: Ndodh pas 11 vitesh kërkime!

Bashkia e qytetit verior jep ALARMIN: Kjo rrugë është shumë e rrezikshme!

Moti bën kthesën e papritur, paralajmëron KESH: Ja çfarë pritet të ndodhë në datat 22-26 Janar

Rama u kritikua se hyri me mik në ekipin e basketbollit, rrëfehet ish-kampioni dhe zbulon detajin e rëndësishëm për kryeministrin: Ja çfarë më tha kur erdhi në skuadër

I biri i bën pyetjen ‘pikante’, ish-deputetja e PD vë duart në kokë: Më shemb të gjithë kështjellën që ndërtoj, por...

Pandemia/ Një lajm i mirë vjen nga spitalet Covid

Lajme jo të mira! Pas “Filomenës”, një tjetër stuhi godet Ballkanin, ja çfarë parashikojnë meteorologët për ditët në vijim
