BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

“Në '97 e thërrisnin Mbaskal”, studiuesi i njohur e lëshon gojën keq ndaj Paskal Milos dhe nuk i lë gjë pa thënë: Ka kohë që e ka zënë koronavirusi në tru!

“Në '97 e thërrisnin Mbaskal”, studiuesi i njohur e

Historiani Paskal Milo pak kohë më parë bëri një deklaratë të bujshme që është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes ditët e fundit dhe ka ngjallur mjaft reagime të fortë.

Milo deklaroi se heroi ynë kombëtar Skënderbeu ka qenë sllav dhe familja e tij e ka origjinën serbe.

Studiuesi Behar Gjoka ka shpërthyer në akuza dhe ofendime ndaj Milos, aq sa shkruan se historianin e ka zënë korona në tru.

Sipas Gjokës, kur Milo fitoi mandatin e deputetit në Dibër në vitin 1997, e thërrisnin Mbaskal, ndërsa shprehet se ai duhet të ketë lexuar librin e Mustafa Nanos ose Pëllumb Xhufit që bën deklarata të tilla.

Shkruan Behar Gjoka: Kur fitoi si deputet në Dibër, në motin e hidhur 1997, me viza greke, e thërrisnin Mbaskal Milo...Tani se mbrami, sigurisht "me ia fut Ramës", Skanderbeut të Spiropalit, si mik i Vuçiçit, e përmend Gjergj Kastriotin si serb...Me siguri ka lexuar librin e Mustafa Nanos, me parathënie të P. Xhufit...Ka kohe që e ka zane coronavirusi në tru...kur të zë corona nuk të lëshon...Mos ia vini re...ai është historian i Enverit dhe enverizmit...ka mote që ecën në marrëzi...Njeriu, aq ma tepër historiani komunist, ka kohë të lerë nam...Lereni ta shijoj marrinë e vetë!