
Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

“Rama s’del në publik prej 4 ditësh”/ Gazetari ngre dyshime të forta: Ishte i ftuar edhe në një eveniment sportiv, por...

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet
“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

“Ne dimë gjithçka për ju dhe drejtësinë do ta vendosim ne”/ Lufta vjen në prag të shtëpisë: Grupi para-ushtarak famëkeq rus, “Ëagner” hap qendër në Serbi

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Dhjetor 2022

Grupi para-ushtarak “Wagner”, udhëheqësi i të cilit është Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi në kanalin “Telegram” se ka hapur në Serbi qendrën e tyre kulturore dhe informative të miqësisë dhe bashkëpunimit “Orly (Shqiponja)”.
“Me nxitim po ju informojmë për rezidencën tonë të re ‘Qendrën PMC Wagner – Qendra Kulturore dhe Informative Ruso-Serbe e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ANO Orly’. Ideologu dhe udhëheqësi i Qendrës është Aleksandar Lisov”, shprehet Yevgeny Prigozhin.
Ata kujtojnë se në vitin 2017, si rezultat i aktiviteteve të tija bamirëse, autoritetet e Prishtinës e kanë përfshirë Lisovin në listën e personave të ndaluar për të hyrë në territorin e Kosovës. Misioni i qendrës është diplomacia publike, qëllimi i së cilës është forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis Rusisë dhe Serbisë”.
“Shqiponjat, si reparte të Qendrës PMC Wagner, merren me llogaritë informative të liberalëve rusë që kanë ikur në Serbi dhe po përpiqen të kryejnë aktivitete antiruse me qëllim të diskreditimit të Rusisë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve midis popullit rus dhe serb”, shkruan “The Geopost”.
Ndër të tjera, thuhet se ata së bashku me bashkëpunëtorët nga Serbia dhe Rusia i kanë ngritur një monument Princit të shenjtë rus, Aleksandar Nevskit në qendër të Beogradit.
Duke reaguar në Twitter, Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese e Fondacionit Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë dhe eksperte për luftën hibride, propagandën ruse dhe dezinformimin, kujton se disa muaj më parë kishte paralajmëruar këtë lloj bashkëpunimi mes Rusisë dhe Serbisë.
“Para disa muajsh njoftova bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë në fushën e sigurisë së informacionit dhe njerëzit më thanë se jam paranojake! Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Wagner dhe Serbisë po ndodh. Cilën pjesë të këtij mesazhi nuk e kupton Perëndimi?”, shprehet Ivana Stradner.
Sipas The Geopost, përfaqësuesit e “qendrës kulturore” të përmendur ruso-serbe kanë dërguar tashmë kërcënime serioze për kritikët e regjimit në Moskë, shkruan agjencia e lajmeve sarajevase, Patria.
“Ne dimë gjithçka për ju, për një gjë ke të drejtë – drejtësia është e pashmangshme. Dhe këtë drejtësi do ta vendosim ne”, është vetëm një nga një sërë kërcënimesh drejtuar aktivistit rus kundër luftës, Petar Nikitin.
Më të lexuarat


Vrau me thikë bashkatdhetarin, policia italiane merr vendimin drastik për 42-vjeçarin pas përfundimit të dënimit

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 15 të arrestuarit. Zbardhet vendimi

Sekuestrohen mijëra euro në Rinas, e pëson keq 49-vjeçari. Zbardhen detajet

Tragjike/ Plagosen me armë zjarri nënë e bijë.Policia zbardh detajet

Megaoperacioni i SPAK për grupin e trafikut të drogës, arrestohen katër vëllezërit shqiptarë në Itali

Vendi jonë i blinduar si 'Big Brother'/ “Është marrë syri, jo truri", reagon eksperti i njohur dhe tregon prapaskenat: Kush i montoi?! Para se të hiqeshin kamerat, duhej të…

“Zemra ke marrë vesh gjë”/ Publikohen përgjimet e bandës së fuqishme shqiptare: Jepi ‘Noizyt’ 600 mijë euro

Mega-operacioni i SPAK/ Nga ‘Mushka’ ‘tymi’ dhe ‘çokollata’, përgjimet nxorën zbuluar bandën italo-shqiptare, kodet që përdorte grupi i trafikut të drogës. Zbardhet dosja

E rëndë në Tiranë/ Tentohet të vritet një person. Detajet e para

'Valë' arrestimesh në Tiranë orët e fundit, vihen në pranga 11 persona. Zbardhen akuzat që rëndojnë ndaj tyre
