Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Në hotel me një femër", prindërit e Stresit shtangin gazetaren me përgjigjen

Postuar: 20/10/2018 - 18:53

 Pas arrestimit të këngëtarit Stresi, i cili sipas policisë u kap në një dhomë hoteli jo vetëm i armatosur, por edhe me një femër, prindërit e tij kanë dhënë një tjetër version për ngjarjen.

Të ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ prindërit thanë se gjithçka ka qenë një kurth për Stresin, pasi ai kishte rezervuar një dhomë hoteli, të cilën ia kishin ndryshuar në momentin e fundit. Madje ata aludojnë se historia e femrës ka qenë e sajuar nga policia. Ata ngritën pyetjen; se ku ishte femra në videon e publikuar nga Policia e Shtetit? Sali Lushaj, babai i këngëtarit tha se pavarësisht lajmit që doli se Stresi ishte me një femër në hotel, kjo nuk bëri që lidhja e tij me të fejuarën e tij, Kejsin, nuk është prishur.

“Është shumë enigmë. Stresi ka rezervuar dhomën tre. Kur ka shkuar i kanë dhënë dhomën 12. Ia kanë ndryshuar. Se ça është futur atje. Se dimë. Ku është goca? I organizuar aty se di nga është. Për të mundur do ta lë tek komoja? Pse u ndërrua dhoma. Është fakt ky”, tha babai. Ndërkohë, nëna e tij tha se “Desha të sqaroj pak këtë pjesën në versionin tim. Siç e shoh unë ngjarjen. Stresi ka porositur në atë hotel dhomën nr.3. Ata i kishin thënë ‘po’. Në moment kur arrin tek sporteli, ata i thonë se ‘është e zënë’. Momentet e arrestimit kanë qenë të çuditshme. Dhoma është hapur me çelësa, ai ka qenë në gjumë. Se di pse u bënë ato pamje. Nuk kishte ndodhur asnjë krim. Njeriut i jepet kohë sa të vishet. Pse atë natë? Prokuroria kishte 3 muaj hetime, pra përgjime. Aty s’janë prova për tu ndaluar. Por ato e kishin marrë vendimin brenda ditës. Pse mos të pritej që të arrestohej jashtë, apo në shtëpi? Pse ata e dinin se do të gjenin diçka? Është hakmarrje e pastër”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 19:37

Detaje të reja kanë dalë nga arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, përmes pikave kufitare të vendit tonë.

Postuar: 15/11/2018 - 19:30

Nga kjo fundjave pritet të rikthehen reshjet e shiut në vend si dhe temperaturat do të ulen.&nbsp

Postuar: 15/11/2018 - 19:21

69 vite pas vdekjes, përmbushet amaneti i mendimtarit të Kombit Mit'hat Frashëri, për t&

Postuar: 15/11/2018 - 18:24

Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski është ar

Postuar: 15/11/2018 - 17:36

Një tërmet 3.5 ballë ka lëkundur pak minuta më parë veriun e Shqipërisë, ndërkohë që lëkundjet ja