BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Aktualitet

“Në katin e parë të autobusit rinia tërë natën ka kënduar dhe argëtuar”/ I mbijetuari i aksidentit rrëfen tmerrin e përjetuar: Kam fluturuar, një grua poshtë meje kishte vdekur, më e rëndë ishte kur pashë…

“Në katin e parë të autobusit rinia tërë

Një aksident fatal në Kroaci iu mori jetën 10 personave dhe la të plagosur 44 të tjerë që janë dërguar me urgjencë në spital për mjekim të specializuar. Sipas drejtori të spitalit disa prej të cilëve 15 me lëndime më të rënda.

E në mesin e dhjetëra të mbijetuarve është edhe Ramë Gashi, gruaja e të cilit Kada është shtruar në spitalin e Brodit, për shkak të një lëndimi në kraharor, dhe pritet të futet në sallën e operacionit për një ndërhyrje kirurgjikale.

“Udhëtimi ka qenë i mirë, madje edhe argëtues, kemi fjetur rreth orës 5 të mëngjesit, pasi që në katin e parë rinia tërë natën ka kënduar dhe argëtuar. Sapo fjeta dëgjova një zhurmë që më zgjoi menjëherë. Gjithçka ndodhi për pak sekonda. Kam parë vetën duke fluturuar lartë e poshtë, gjësendet e ndryshme binin mbi ne, ulëset janë thyer, duke ua shtypur duart pasagjerëve. Aty e kuptova se një grua që ishte poshtë meje kishte vdekur. Njerëzit kishin përfunduar të shtrirë mbi njëri-tjetrin, e më së rëndi e kam pasur kur pashë të rinjtë që kishin humbur jetën”, ka thënë për Jutarnji List, Ramë Gashi që i mbijetoi aksidentit të tmerrshëm.

“Fillova ta kërkoj gruan që ishte ulur me një mikeshë, e kur e gjeta dola jashtë për të ndihmuar të tjerët, pasi që nuk kisha pësuar ndonjë lëndim serioz fizik”, ka shtuar Gashi.

Ai dhe gruaja e tij po udhëtonin nga Manhajmi i Gjermanisë, e destinacioni i tyre i fundit ishte Mitrovica. Ata ishin nisur për pushime.

“Nuk kam dashur të shkoj fare, por ajo më bindi që të udhëtojë me të me autobus. Unë isha për udhëtim me aeroplan, pasi që fluturimi nga Shtutgarti drejt Prishtinës, zgjat vetëm një orë e gjysmë, por ajo insistonte që të udhëtojmë me autobus. Kurrë nuk do ta harroj këtë moment”, ka thënë për fund Gashi.