Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Në kërkim për kundërshtim të punonjësit të policisë, arrestohet pas tre vitesh i forti i Lazaratit, ja akuzat ndaj tij

Postuar: 18/08/2019 - 07:58

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të shumëkërkuar nga Lazarati. Në pranga përfundoi Bako Buzheri, i cili u vu në pranga nga patrulla e policisë së Gjirokastrës në një aksion spektakolar, i denjë për filmat e Hollywoodit. Buzheri rezulton person i kërkuar nga policia shqiptare. Ditën e djeshme ai është pikasur nga uniformat blu në qytetin e Gjirokastrës, sapo ka parë policinë i shumëkërkuari është larguar menjëherë. Ai tentoi të largohej me një automjet, ndërkohë që policia i është vënë nga pas dhe pas ndjekjeve këmba-këmbës e ka kapur duke e prangosur. Në momentin e ndalimit ai ka kundërshtuar forcat policore. “Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik”. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër u bë e mundur kapja e shtetasit Bako Buzheri, 34 vjeç, banues në Gjirokastër. Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale ''Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik”, njoftoi dje policia në komunikatën për mediat. Bako Buzheri ishte shpallur në kërkim në vitin në 2016, për llogari të Policisë së Tiranës. Këta të fundit kishin marrë njoftim se një shtetas nga Lazarati me rrezikshmëri shoqërore po lëvizte pranë sheshit “Karl Topia” në kryeqytet. Bëhej fjalë për Bako Buzherin, 31-vjeç, i shoqëruar me shtetasin Tahir Brahimi, 30-vjeç. Në momentin që atyre u janë afruar forcat e rendit, ata kanë qëlluar me grushte policët. Në këto momente njëri nga punonjësit e policisë është detyruar të bëjë qitje në ajër me armën e zjarrit duke thirrur “Policia Kriminale, mos lëvizni”. Sapo është bërë i mundur neutralizimi i këtyre shtetasve, Bako Buzheri, ka nxjerr një sasi të dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa, dhe e ka gëlltitur. Punonjësit e policisë kanë bërë të mundur që të sekuestrojë një pjesë të kësaj lënde narkotike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve të lartpërmendur dhe materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe Shitje e narkotikeve në bashkëpunim” dhe “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë”.

Pengmarrja në 2012

Bako Buzheri, ka qenë i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me 21 vite burg për pengmarrje e gjobëvëniet, por është lënë i lirë duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë. Ngjarja për të cilën akuzohej ai ka ndodhur më 4 mars të vitit 2012 në Gjirokastër, ku sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, kanë marrë peng Erges Shelen, që e akuzonin se u kishte vjedhur drogën. Sipas hetimeve Ergest Shele dhe vëllai i tij, Velo Shele kanë zbritur në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, ku janë takuar me shtetasin Aleksandër Kalemi, i cili ishte me një makinë tip “Ford” me xhama të zinj. Dy vëllezërit kanë hipur në makinën e tij, kanë shkuar në lagjen Dunavat dhe më pas janë ndaluar nga një automjet tip furgon, që drejtohej nga Arbër Meçi. Në këtë kohë nga fugoni kanë dalë dhe Bledar Muho dhe Kasëm Buzheri, të cilët u janë drejtuar vëllezërve Shele me fjalët: “Mos lëvizni”. Kasëm Buzheri e ka goditur me pistoletë në kokë të dëmtuarin Ergest Shele duke i thënë: “Më njeh mua…ju që donit të më vidhnit mallin mua”. Më pas kanë goditur me grushte të dy vëllezërit duke i detyruar të hipin në një fugon me ngjyrë të bardhë dhe janë nisur drejt fshatit Lazarat. Në afërsi të fshatit Kordhocë të dëmtuarit janë detyruar të hipin në automjetin “Audi Q7”, që drejtohej nga Alfons Buzheri dhe kanë vazhduar rrugën për në fshatin Lazarat. Në fugon kanë hipur edhe Kasëm Buzheri, Bledar Muho, Arbër Meçi dhe Aleksandër Kalemi. Ata i kanë çuar të dëmtuarit në një shtëpi të braktisur në fshatin Lazarat duke ushtruar ndaj tyre dhunë çnjerëzore. Kanë filluar ta godasin me shkelma e grushte duke i thënë: “Nxirrni mallin, kush e ka marrë”. Më pas në dhomë kanë hyrë Bako Buzheri, Kasëm Buzheri, Bledar Muho, Arbër Meçi dhe një person tjetër i paidentifikuar, të cilët kanë filluar ta godasin Ergestin me shkelma e grushta dhe i drejtoheshin me fjalët: “Ku e keni mallin?”. Sipas hetimeve, Resul Goxhaj i njihte anëtarët e grupit prej shtatë lazaratasish, pasi kishte lidhje shoqërore me ta. Nga dhuna, Ergest Shele është detyruar të pranojë që hashashin e kishte vjedhur bashkë me Resul Goxhajn dhe Alban Rustemin. 

Elvis MYRTA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:46

Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për takimin që ka patur me menaxherin e njohur Shameti dhe me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj.

Postuar: 20/09/2019 - 23:12

 Mirald Metallari 22-vjeçari, që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë

Postuar: 20/09/2019 - 23:02

 Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi motoçikleta me të cilë

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Pas shtrimit të fushës, sot në mbrëmje është testuar edhe ndriçimi në stadiumin “Arena Ko

Postuar: 20/09/2019 - 22:28

Gazetari, Basir Çollaku tregoi sesi nisi rrënimi i dosjes "Tahiri" dhe që u finalizua m

Postuar: 20/09/2019 - 22:27

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe r

Postuar: 20/09/2019 - 21:30

Gazetari, Basir Çollaku, thotë se shpërdorimi i detyrës nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahi