BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Në kërkim për masakrën në ish Bllok, arrestohet miku i Ervin Matës, Fabiol Alushi

Në kërkim për masakrën në ish Bllok, arrestohet miku i

Kur kanë kaluar pak më shumë se dy muaj nga ngjarja e rëndë të ndodhur në zonën e ish Bllokut, me dy të vrarë dhe një të plagosur, policia ka arrestuar një nga personat e shpallur në kërkim. Mbrëmjen e së mërkurës uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga Fabiol Alushin. Një nga tre të shpallurit në kërkim për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar pa shumë bujë nga ana e uniformave blu. Policia ka dhënë njoftimin në komunikatën në faqen zyrtare, por emri i të arrestuarit është publikuar vetëm me inicialet, por mësohet se bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Alushi, i shpallur në kërkim prej fillimit të muajit tetor. “Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës Në vijim të komunikatës së dhënë më datë 05.10.2018 u ndalua shtetasi në kërkim me inicialet F. A., vjeç 42, banues në Tiranë. Nenet 79, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal”, njofton policia. Për këtë ngjarje më herët janë arrestuar dhe Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku dhe Redi Popesku të cilët janë nxjerrë nga qelia duke u lënë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkohë burime jo zyrtare thonë se Alushi u arrestua gjatë një operacioni sekret të policisë por pa dhënë shumë detaje. Fabjol Alushi ishte në grupin e Matës dhe Bilos në momentin që ndodhi përplasja me Ervis Martinajn në Bllok. Nga ngjarja në datë 4 tetor në Bllok u vra, Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljo Hato. Ndërkohë, që në kërkim për këtë ngjarje që tronditi kryeqytetin vijojnë të jenë Ervin Mata, që dyshohet se është arratisur jashtë vendit, ish komandoja Merviol Bilo, biznesmeni Eldi Dizdari si edhe ish-polici i njohur si Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele. Ndërkohë i vetmi që tashmë qëndron pas hekurave është Ervis Martinaj, mbi të cilin përveç ngjarjes së tetorit rëndojnë dhe 6 akuza të tjera që po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Hetimet

Ngjarja dyshohet të ketë si shkak prishjen e pazareve të drogës mes Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata dhe biznesmenit Eldi Dizadari, i shpallur më 28 nëntor në kërkim nga policia i dyshuar si personi kyç në ngjarjen me një të vrarë dhe dy të plagosur. Në dosjen e Prokurorisë e cila ngrinte të gjithë dinamikën e ngjarjes në zonën e ish-Bllokut, thuhet se ndërsa ishte në lokalin ‘Monopol’ në zonën e bllokut, Ervin Mata ka dalë jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet në të cilin dyshohet të ketë qenë biznesmeni Dizdari që ka komunikuar në distancë me Matën. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e një subjekti privat. Sipas informacioneve të reja të ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për një ngarkesë të konsiderueshme droge, gjë që e ka tensionuar raportet mes tyre. Ka qenë Dizdari që i ka thënë Matës se për borxhin duhet të sqarohet me Ervis Martinaj. Pas këtij momenti pronari i lokalit “Monopoly” Redi Popesku thotë se biznesmeni Mata i ka kërkuar leje për të sjellë brenda në lokal, Ervis Martinaj, i cili është ulur më pas ne banak me persona të tjerë, ku nuk ka vonuar shumë dhe ka nisur konflikti i cili degjeneroi në përdorimin e armëve.

Elvis Myrta