BREAKING NEWS

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet e forta/ Ministrja e njohur shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë: Jeni llumi i partisë. Nuk do ndodhë më…

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet
x
BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për porosinë e vrasjes së Endrit Dokles, familjarët e Ervis Martinajt kërkojnë ndihmën e policisë: Kemi 3 ditë pa kontakte me të!

Në kërkim ndërkombëtar për porosinë e vrasjes

Njerëz të afërm të njërit prej eksponentëve më të rrezikshëm të krimit në Shqipëri, Ervis Martinaj, denoncuan në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës zhdukjen e tij. Ngjarja në fjalë është e pazakontë, pasi Martinaj është në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani në muajin maj, i cili deklaroi se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të eliminuar Indrit Doklen, ish-nr.2 i bandës famëkeqe të Durrësit. Mediat raportuan denoncimi u bë nga xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj, i cili nga ana tjetër rezulton se është babai i 23-vjeçarit Brilant Martinaj, i cili u ekzekutua barbarisht në 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës me 60 plumba së bashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën. Në Policinë e Lezhës, Faik Martinaj deklaroi se një i afërm i familjes i tregoi se nipi i tij ka humbur kontaktet me ta prej 3 ditësh.
Mesazhi i fundit i Martinajt
Vetë Ervis Martinaj u ka dërguar mesazh miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në komunikimin e fundit me ta, ai i paralajmëroi të tregonin kujdes pasi do kryheshin kontrolle, që nënkupton policinë. Ky mesazh ka shqetësuar familjen e tij dhe të afërm të tjerë. “Kini kujdes se do të ketë kontrolle”, është mesazhi i fundit i tij. Në këtë situatë, policia është vënë mes dy skenarëve: Martinaj është në rrezik për jetën dhe po kërkon ndihmën e shtetit për ta mbrojtur ose po tenton të trillojë një histori të tillë “zhdukjeje” me qëllim fshehjen e gjurmëve nga autoritetet shtetërore dhe rivalët e tij.
Martinaj në kërkim ndërkombëtar, dyshohet se shkoi në varrimin e kushëririt
Ervis Martinaj është njëri prej 14 persona të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas dëshmive të Nuredin Dumanit në muajin maj. Që prej kësaj kohe, është raportuar se ai fshihet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Por, disa media të tjera e hodhën poshtë këtë version duke thënë se Martinaj ndodhet në Shqipëri, madje ai mori pjesë në varrimin e kushëririt të tij, Brilant Martinajt, në 18 korrik në Laç. Gjithashtu, u shtua se Ervis Martinaj u soll në ceremoninë mortore me automjetin e blinduar “Toyota Land Cruiser” që drejtohej nga Ylli Ibrahimi. Ky i fundit dhe miku i tij Klisman Preçi ranë pre e një atentati 6 ditë pas vrasjes së Brilant Martinajt në Milot, ku ndaj automjetit pjesërisht të blinduar “Toyota Land Cruiser” u qëllua me 103 plumba dhe ndërroi jetë Klisman Preçi.
Porosia e Martinajt për Dumanin, ja dëshmia dhe si dështoi vrasja e Dokles
Nuredin Dumani dëshmoi para hetuesve të SPAK-ut se Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro (100 mijë euro paradhënie) për të vrarë Endrit Doklen, ish-bashkëpunëtorin dhe më vonë armikun e Lulzim Berishës, të dy drejtues të bandës së Durrësit. Dumani shtoi se shkoi në Kosovë dhe u takua me dy persona: Elin (Elvin Merlika) dhe vëllain e Besian Xhixhës (Alket Xhixha). Më tej, Nuredin Dumani theksoi se Merlika kontaktoi Martinajn dhe ky i fundit i kërkoi Dumanit nëpërmjet telefonit të Elvinit eliminimin e Dokles. Por, pasi e vëzhgoi dhe ndoqi për disa kohë, Dumani pranoi se ishte e pamundur për të vrarë Endrit Doklen dhe hoqi dorë nga vrasja e tij. Kjo dëshmi ka shtyrë SPAK-un dhe Policinë e Shtetit ta shpallin Ervis Martinajn në kërkim jashtë Shqipërisë.
Profili i Ervis Martinajt, nga kazinotë te plagosja në ish-Bllok në 2018
Ervis Martinaj, i cili njihet si biznesmen, në fakt është njëri prej personave më të rrezikshëm të krimit në vendin tonë. Përgjatë viteve, ai është përfshirë shumë ngjarje kriminale, disa prej tyre shumë të bujshme. Fillimisht, ai e nisi aktivitetin nëpërmjet pikave të lojërave të fatit në 2011 dhe me kalimin e kohës filloi të hapë dhe biznese të tjera shërbimi në emër të familjarëve të tij. Në kohën kur nisi operacioni i Policisë së Shtetit “Fundi i Marrëzisë” në 2013, Martinaj u denoncua nga shefi i njësisë “Shqiponja” për kërcënim me vdekje pasi i kishin sekuestruar 400 makineri të lojërave të fatit në kazino. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në 20 tetor 2013. Martinaj gjithashtu rezulton mik dhe bashkëpunëtor me një tjetër kre të krimit të organizuar Emiliano Shullazin. Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2014, kur biznesmeni Ylvi Beqja pretendoi se Shullazi e kërcënoi me vrasje nëse nuk i jepte 30% të shitjes së ish-hotel “Vollgës” në Durrës, edhe pse palët kishin firmosur me akt noterial që Shullazi të merrte 20%. Beqja e denoncoi Shullazin në organet e drejtësisë. Në këtë kohë, Martinaj ndërhyn dhe i ofron 7 milionë euro Beqjas që të tërheqë dëshminë. Pasi biznesmeni refuzon, Martinaj e kërcënon se do ta vrasë nëse nuk vepron ashtu siç kërkoi ai. Po ashtu, një tjetër episod i rëndë është vrasja e Enton Nikës në Linzë në 2017. Martinaj së bashku me disa miq të tij kapin dhe dhunojnë Nikën në një parking. Edhe pse u akuzua për vrasjen e Nikës, nuk u provua asnjëherë që Martinaj ishte qitësi, por rezultoi miku i tij Emiljano Nina. Ervis Martinaj bëhet protagonist në një tjetër ngjarje, ndoshta nga më të rënda që ka tronditur opinionin publik në Shqipëri ndër vite. Në 4 tetor 2018, në një lokal në zonën e ish-Bllokut plagoset keq Martinaj dhe vritet miku i tij Fabjol Gaxha. Ata u goditën nga ish-komandoja Mervjol Bilo. Ngjarja e rëndë u raportua se ndodhi si pasojë e përplasjeve të grupeve kriminale. Martinaj mbahet në spitalin e burgut dhe në 3 maj 2019 shpallet i pafajshëm për ngjarjen e ish-Bllokut. Po ashtu, Bilo iu caktua shërbim prove për 4.8 vite në 2021, por ende ai nuk është arrestuar nga policia.
Martinaj në shënjestër të armiqve, ja si po eliminohem bashkëpunëtorët e tij
 Pas fuqizimit të madh të tij, Martinaj duket se krijoi shumë armiq, të cilët filluan t’i eliminonin radhë pas radhe disa prej bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij. Në 27 gusht 2019, ekzekutohet ish-polici Santiago Malko në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Ai rezultoi mik dhe bashkëpunëtor me Ervis Martinajn. Atentatorët e ndoqën me makinë dhe qëlluan me breshëri ndaj tij. Për këtë ngjarje, u akuzua klani Duka, rivalë të Martinajt. Në 13 nëntor 2021, ekzekutohet me 20 plumba Erigers Mihasi dhe Armando Dumani në zonën e Astirit në Tiranë. Mihasi ishte në vendngjarjen e 27 gushtit 2019 kur u vra Malko. 32-vjeçari ishte mik i Ervis Martinajt dhe ishte përfshirë në shumë ngjarje kriminale. Një tjetër goditje shumë e rëndë për Ervis Martinajn ishte vrasja e kushëririt të tij në 17 korrik 2022, Brilant Martinaj së bashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën. 23-vjeçari kërkohej për vrasjet e dy policëve Xhulio Prelës dhe Xhelal Reçit. Në 22 korrik, vritet Klisman Preçi, 28 vjeç dhe plagoset keq Ylli Brahimi në Milot, para banesës së Brahimit. Të dy u kishin shpëtuar dy atentateve të mëpërshme. Automjeti i tyre ishte marrë me qira nga një shqiptar maqedonia dhe nuk ishte i blinduar 100%. Ky automjet u pa dhe në varrimin e Brilant Martinajt në 18 korrik, madje dyshohet se brenda tij ndodhej Ervis Martinaj. Tashmë, ka dyshime tashmë se Ervis Martinaj është në rrezik të madh pasi po eliminohen me radhë shumë miq e bashkëpunëtorë të tij.