BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e atentatorëve të biznesmenit Dhima. Përdornin uniforma dhe ID të RENEAS dhe lëviznin lirisht në vend

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e
x

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, kush është 44 vjeçari me katër emra që ekstradohet nga Italia

Në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim

Një 44 vjeçar i dënuar për shfrytëzim prostitucioni është ekstraduar nga Italia. Sipas policisë, 44 vjeçari që kishte katër emra ishte dënuar me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohëshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edison Mërtiri (Edison Prifti) (Adison Prifti) (Artan Budo), 44 vjeç, banues në Fier”, thuhet në njoftim.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më të lexuarat