BREAKING NEWS

Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin tonë. Njihuni me parashikimin e motit për datën 9 Gusht

Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i plagosur, policia zbardh detaje të reja

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe autori, të dy blegtorë, ja si nisi sherri

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe
x
BREAKING NEWS

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me thikë, kush është viktima

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me
x
BREAKING NEWS

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave, kryeministri nuk përgjigjet

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave,
x
BREAKING NEWS

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së
x

Aktualitet

“Në këtë histori dy gjëra të bëjnë përshtypje”/ Gazetari i njohur bën deklaratën e fortë: Njëra nga prokurorët në Durrës që ka lidhje me Nuredin Dumanin ka dhënë dorëheqjen

“Në këtë histori dy gjëra të bëjnë

Gazetari Julian Kasapi ka treguar detaje nga dosja e dëshmive të Nuredin Dumanit. Ai tha në emisionin “Open” se në dosje ka edhe emra Prokurorësh, njëra prej të cilëve sipas tij ka dhënë dorëheqjen.

Kasapi nënvizoi se është shqetësuese se si porositë për vrasjet bëhen nga burgu, ndërsa shtoi se të bën përshtypje se si këta persona vrasjet i kthejnë në çështje biznesi.

“Nuredin Dumani shumicën e ka të dëgjuar nga grupi kriminal. Kjo mbetet sfidë e SPAK-ut për të bërë kryqëzim të dhënash. Këtu dosjet dalin, nuk është se qenkan sekret shtetëror. Për ngjarje të tilla faktikisht dëshmitë e Dumanit janë kryqëzuar edhe me ato të Hoxhajt dhe ka rezultuar se kemi të bëjmë me gjëra të vërteta.

Ai ka shkuar në vendet që kanë ndodhur vrasjet, për të mësuar se si ka ndodhur dinamizmi i ngjarjes. Patjetër që ka emra, bëhet fjalë për 2 Prokurorë në Durrës, njëra ka dhënë dorëheqjen. Në këtë histori dy gjëra të bëjnë përshtypje. E para është që vrasjet e tyre është thjesht çështje biznesi dhe s’u bën përshtypje. Por ku në këtë zinxhir përfshihet policia, patjetër na bën përshtypje.

SPAK-u të dalë zyrtarisht për këtë histori. Një tjetër gjë është se ç’ndodh në burgjet shqiptare. Ai ka qenë dy herë në burg. Po na del se shumica e vrasjeve bëhen edhe nga burgjet. Ky nuk është rasti i vetëm”, u shpreh gazetari.