Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Në kushte të vështira dhe mes gjarpërinjve, shqiptarët marrin surprizën e bukur

Postuar: 12/07/2019 - 23:38

Banesa e rrënuar e familjes Gjini në fshatin Belishovë ka alarmuar stafin e 'Shqiptarëve për shqiptarët'. 

Ishte pikërisht Sidrit Bejleri dhe producenti ekzekutiv Ilir Hoxholli të cilët kanë vizituar familjen në banesë që nuk i kanë mbajtur lotët.

Familja Gjini nuk është në dijeni për surprizën e madhe që i pret në qytetin e Fierit.

Sidriti: Shumë larg këtu moj nënë, mezi kemi ardhur edhe makina mezi ecte në këto rrugë.

Vjollca: Edhe fëmijët për në spital i mbaj në krah. Këtu nuk kemi asnjë shërbim. Herë kam mundësi të paguaj makinë herë nuk kam. Banjën e kemi jashtë banesës, fëmijët sëmurën bëjnë mungesa në shkollë. Fëmijët kanë rënë nga mësimet kur humba burrin. Kudo na dalin gjarpërinj edhe në pemë madje. E kam jetën shumë të vështirë, kam psikologji të rënduar. Jam e shkatërruar. Fëmijët kërkojnë babain e tyre. Burri vuajti kaq shumë u tret u bë kockë e lëkurë. Dëshira e tij ishte te kishim një apartament në Fier, të kishin shkollën afër, të mos jetonim më këtu në këtë fshat të braktisur.

E moshuara: Jemi dobët ekonomikisht. Nuk e përballojmë dot.

Vjollca: Më kërkoi vajza të festonte ditëlindjen mora një tortë dhe pak mish. Vajza u gëzua shumë.

E moshuara: Ju shikoja në televizor tek emisioni, ju e vini dorën në zemër. Shikonim kur dhuronit shtëpi.

Djali: Këtu nuk ka asgjë në këtë shtëpi, nuk kam as shokë…ëndrra ime të merrnim një shtëpi në qytet.

Sidriti: Erdhëm se na thanë që këtu jetoni shumë keq. Tani do të lëvizim të gjithë bashkë.

Sidriti-gjyshes: Merre këtë çelësin, tani e kuptove…

Gjyshja përqafon Sidritin: Ti me dhe çelësin…

Sidriti: Amaneti i Gramozit që la kur iku nga kjo botë. Ju mos e humbisni kurrë optimizmin.

Gjyshja: Ju jeni bujar…ju falënderojmë nga zemra.

Vjollca: Faleminderit shumë, tani do të bëhem e fortë!

Sidriti-fëmijëve: Këtu është shumë më mirë për ju, këtu do gjeni shokë. Do të keni mundësi më tepër se shkollën do e keni më afër. Mësimet do i bëni më mirë. Më jepni fjalën që gjithë këtë vëmendje të shqiptarëve ju nuk do i zhgënjeni. Do mësoni shumë dhe do bëheni shqiptarë të mirë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 14:24

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s gjeneral Sir Stuart Peach zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, aty ku u zgjodh dy vjet më parë në krye të strukturës drejtuese ushtarake të Aleancës.

Postuar: 23/07/2019 - 14:17

Një breshkë e madhe uji ka dalë në breg të detit në plazhin e Hamallaj të Durrësit.

Postuar: 23/07/2019 - 14:00

Policia e Shtetit njofton se ka hapur konkursin për të gjithë të interesuarit që duan të punojnë

Postuar: 23/07/2019 - 13:44

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës.

Postuar: 23/07/2019 - 13:42

Konfirmohet në detyrë kandidati për kyeprokuror Olsian Çela, rivali i Arta Markut.

Postuar: 23/07/2019 - 13:34

Rreth 1.1 kg cannabis sativa, 6 aparate celulare dhe një sasi lekësh, janë rezultatet e operacion

Postuar: 23/07/2019 - 13:05

Hidhet në erë memoriali i Thimio Lolit në Kranë të Fiqinit.