BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Aktualitet

Në mes të ditës grabitet institucioni financiar në Korçë, hajduti terrorizon punonjësit me thikë: Lekët ose...

Në mes të ditës grabitet institucioni financiar në

Në mes të ditës, raportohet një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Korçës. Nga burimet bëhet me dije se institucioni financiar në Korçë ka rënë pre e një grabitje.

Autori i pamaskuar ka hyrë në ambientet e këtij institucioni dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë një shumë parash.

Siç thuhet, autori ka qenë rreth 30 vjeç, i ka drejtuar thikën punonjësve, ndërsa përmes kërcënimeve iu kërkoi atyre lekët, pasi në të kundërtën, do t’i godiste. Pasi ka marrë lekët është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e grabitësit.