
“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

"Janë pompuar lekët e krimit", ekspertët zbulojnë sa vite i duhen një familjeje për të blerë një apartament

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2023

Ekspertët vlerësojnë se një familjeje shqiptare I duhet 50 deri në 60 vjet për të blerë një shtëpi, ndërkohë në Zvicër duhen 11 vjet.
Sipas Numbeos Tirana konsiderohet një ndër qytetet më të shtrenjta të botës, duke marrë në konsideratë çmimet dhe të ardhurat.
Numbeo, një hartë digjitale që vlerëson dhe krahason nivelin e jetesës së vendeve të gjithë botës, thotë se në Tiranë është më shtrenjtë të jetohet se në gjithë globin duke marrë parasysh të ardhurat.
Një familjeje me katër persona në Shqipëri sipas numbeos i duhen 260,819 Lek pa qiranë për të kaluar muajin. Krahasuar me Shkupin në Maqedoninë e Veriut një familjeje shqiptare i duhen gati 30% më shumë para për të jetuar në një muaj.
Tabloja duket qartë se blerësit e vërtetë nuk janë familjet normale shqiptare. Brenda këtij tregu të madh fshihet një aktivitet i madh informaliteti dhe pastrimi parash….
“Janë rritur çmimet e lëndëve të para, por nga ana tjetër janë pompuar para me origjinë kriminale. Me tolerancën që shfaq sistemi dhe organet ligjzbatuese. Kjo do të thotë që ka ndryshuar edhe struktura e kërkesës konsumatore. Nuk janë më emigrantët që blejnë, por shumë prej tyre duan të prishin kontratat se nuk arrijnë të paguajnë këstet, por janë biznese që duan të rrisin cilësinë e jetës dhe eksponentë që vijnë nga bota e nëndheshme e krimit”, u shpreh Zef Preci, Drejtor Ekzekutiv i ACER.
Këtë e vërtetojnë edhe raportet kombëtare e ndërkombëtare si Manival dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, rezulton se vazhdojnë të mbizotërojnë raportimet e sistemit bankar, të cilat për vitin 2021 përbëjnë 46% të numrit total të RAD e ndjekur nga raportimet nga subjektet noter me 30 % dhe institucionet financiare për transferimin e parasë me 18%.
Viti 2021 shënon rritje me 50% të RAD të dërguara nga subjektet noter dhe një rritje e lehtë nga subjektet banka, ndërsa tek subjektet e tjera vihet re e njëjta tendencë.
Sipas raportit, nga RAD e dërguara përgjithësisht vazhdojnë të
mbizotërojnë tipologjitë që lidhen me:
− Blerje të pasurive të paluajtshme apo të luajtshme me burim të panjohur të fondeve;
− Transferta të dyshimta apo me anomali të dukshme;
− Veprime nga persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale të mëparshme;
− Huamarrje/sponsorizime/dhurime për/nga të tretë, që në dukje janë fiktive;
− Depozitime me para në dorë me burim të pajustifikuar të ardhurash;
− Transaksione të pa mbështetura me dokumentacion, apo të dhëna të tjera
Më të lexuarat


"Autori, zyrtar i Avokaturës së Shtetit në Shqipëri, doli i lyer në gjak"/ Mediat zbardhin detajet për sulmin me thikë në Vjenë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Avokatët dhe i pandehuri dështojnë gjyqin për inceneratorin e Elbasanit

U dënua në Shqipëri për të vuajtur dënimin/ Kush është “Mbreti” i Tik Tok-ut që sfidon Britaninë me jetën vanitoze, shqiptarët të “fiksuar” pas tij

Operacione në gjithë vendin! A do të zbulohen ngjarjet kriminale? Çmontohen disa kamera në Lezhë, nën hetim një grua (EMRI)

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Nga pagesa e gjobave deri të shpejtësia në autostradë, si pritet të ndryshojë Kodi Rrugor? Zbardhen të gjithë ndryshimet

Pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë, çfarë pritet të ndodhë sot ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Këmbimi valutor për ditën e sotme: Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja në Shqipëri

Moti merr kthesën e papritur ditën e sotme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat
