BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Aktualitet

“Ne nuk mund të presim që Meta të marrë pistoletën e të vrasë”, Gjikondi del me paralajmërimin e fortë

“Ne nuk mund të presim që Meta të marrë

Përfaqësuesja e shoqërisë civile, Brisida Gjikoni komentoi sot nismën e ndërmarrë nga maxhoranca për shkarkimin e Presidentit Meta.

E ftuar në emisionin ‘Breaking’, Gjikoni tha se presidenti Ilir Meta nuk përfaqëson unitetin e popullit dhe se me deklarata e tij gjatë zgjedhje ka bërë thirrje për luftë.

“Presidenca Nishani ka më shumë vlera, e kam menduar shumë kohë këtë. Që zoti Ilir Meta e ka degraduar rolin e tij si presidentit i Republikës, do të veçoja Moisiun, Nishanin dhe Meidanin si president. Mendoj se jemi në një rast që nuk është se u çmend mazhoranca”, tha Gjikondi.

Ajo la të nënkuptohej se maxhoranca socialiste nuk e ka luksin që për herë të dytë të mos votojë për shkarkimin e presidentit Meta, pasi kjo do të ishte e dëmshme.

“Presidenti është një post që përfaqëson unitetin kombëtar, Meta me qëndrimet e tij ka bërë thirrje për luftë, sulmet ndaj kryeministrit, apo vajtja e tij në godinën e FRD-së. Gjatë gjithë kohës ka qenë i ashpër në qëndrimet e tij. Mendoj se Meta nuk është më figura elitare e kombit nuk e meriton atë pozicion dhe meriton të shkarkohet. Nuk mund të presim që ai të bëjë vrasje e të shkarkohet”, tha Gjikondi.